My Motivation Quote


"It is no use saying, 'We are doing our best.' You have got to succeed in doing what is necessary." ~ Sir Winston Churchill


Wednesday, February 13, 2002

"Turizmi, kush pergjigjet per fatin e tij" - Gazeta Korrieri 13/02/2002

Replike e nje studenti shqipetar ne Hollande, drejtuar Drejtorit te Pergjithshem te Turizmit, Agim Sinoimeri: Cili eshte roli i institucionit te tij dhe pergjegjsite qe duhet te marre gjithsecili


I nderuar z. Sinoimeri,

E lexova intervisten tuaj ne gazeten Korrieri te dates 7 shkurt 2002 rreth problemeve aktuale te turizmit shqipetar dhe do desha te shprehja mendimet e mija mbi to.
Une jam nje student shqipetar dhe jam duke studiuar turizem ne Holland.
Kam mbi 3-4 vjet qe perpiqem te mbledh te dhena dhe te jem ne kontakt me cdo zhvillim ne fushen e turizmit shqipetar. Jam dakort me ju kur thoni se turizmi yne eshte akoma ne fazat e foshnjerise, por megjithse flitet per nje tjeter lloj foshnje, me lejoni tju kujtoj se eshte nje foshnje e lindur rreth 10 vjet me pare…
Me vjen mire kur lexoj se pranoni qe " Eshte koha qe te flasim hapur,… eshte me se e vertete qe vihet re nje mosperputhje mes deklaratave qe bejme dhe punes konkrete." Por megjithate nuk e kam te qart se pse ekziston kjo mosperputhje dhe cili eshte roli i drejtorise qe ju drejtoni .
Nese politika dhe politikanet tane vazhdojne te jene pjesa regresive e zhvillimit te ketij vendi, duhet valle qe te presim deri sa ata te mesojne te bejne detyren e tyre sic duhet? Mos do ishte me mire qe gjithkush te bente detyren e tij ne vend qe te priste zgjidhjet nga "lart"?
Eshte e vertet qe Zoti na ka dhuruar kete foshnje te arte, por qe te vjelim arin e saj, nuk mjafton vetem nje projekt mbi Ishullin e Sazanit. Me nje dallandyshe nuk vjen pranvera. Fakti qe jemi akoma ne hapat e para ne kete fushe, tregon qe duhet filluar gjithcka nga e para dhe me nje strategji te qarte per zhvillimin e turizmit, e cila sic thoni ju, akoma mungon!!! Me falni nese jam gabim por, a nuk eshte edhe kjo detyra e institucionit qe ju drejtoni?

Qe nga koha qe une jam duke ndjekur zhvillimet e turizmit ne Shqiperi, ju keni qene ne krye te te vetmit institucion shteteror te turizmit shqipetar, dhe ato pak intervista tuajat ne shtyp kane qene burimi i vetem zyrtar i zhvillimeve te turizmit per mua.
Nese ne Shqiperi mungon nje sensibilizim i opinionit publik mbi rendesine e turizmit, mungon nje edukim profesional i nivelit bashkohor ne fushen e turizmit, mungojne institucione qe ofrojne konsulence, te dhena statistikore, studime dhe hartime projektesh mbi turizmin tone, organizime seminaresh, kurse kualifikimesh nga specialist te huaj ne kete fushe(besoj se jeni dakort me faktin qe 16 specialistet qe do kualifikohen ne Egjipt hyjne ne kuadrin e "dallandyshes"), botime mbi zhvillimet ne turizmin tone(ju thoni qe jane ndertuar 250 hotele, por qellimi eshte qe keto hotele te njihen edhe nga turistet) etj etj, pra nese mungojne te gjitha keto qe permenda me larte(dhe shume te tjera qe dhe ju i permendni) a nuk mendoni se ju mund te luani rolin me te rendesishem per ta mbushur sadopak kete boshllek?
Nuk mendoni se edhe pse nuk kemi shume se cfare te tregojme, promocioni eshte nje nga detyrat kryesore te institucionit tuaj, te pakten nese duam ta bejme rrugen tone te neserme, me te lehte? Sepse me imazhin e "vendit me te varfer dhe me te destabilizuar te Europes" vetem nje promocion agresiv dhe i studiuar mire mund te jete zgjidhja.
Fakti qe eshte nje "sukses i vertet " qe te marresh vesh se c'behet me turizmin tone, ka te beje me pak ndryshime qe ndodhin ne te, apo me neglizhencen per ti dhene rendesine e duhur promocionit? Nuk ka si te jete ndryshe kur edhe e vetmja adres zyrtare mbi turizmin shqipetar ne internet,(ajo e institucionit qe ju drejtoni) www.albaniantourism.com ka muaj qe nuk funksionon!!!Ne nje kohe kur interneti po behet celsi i art i turizmit ne cdo aspekt.
Kur nese pyet se cfare materialesh reklamuese ofron institucioni juaj, te tregojne te vetmen video-kasete ne anglisht dhe disa fletpalosje qe lene shume per te deshiruar per cilesine dhe permbajtjen qe ofrojne dhe qe jane bere kohe me pare sesa te vinit ju ne krye te turizmit.
Nuk ju duket sadopak munges pergjegjsie fakti qe ne nje nga panairet me te rendesishme te turizmit ne Europe, ate te Utrehtit ne Holland, vitin e kaluar u prezantuam vetem me ato fletushkat qe ju permenda me siper te cilat megjithate ishin lene si mall pa zot sepse diten e fundit te Panairit nga ora 12:00 deri sa Panairi u mbyll(ora 17:00), ne tenden e Shqiperise nuk u shfaq ndonje perfaqsues i Institucionit qe ju drejtoni!!!
Megjithate kot sa te qahem se ne te njejetin Panair, kete vit nuk u paraqitem fare nderkohe qe te gjitha vendet e tjera te Evropes Lindore bene nje prezantim te mbrekullueshem.
Po te kishit interes do te mesonit se ne Deventer(po ne Hollande) organizohet cdo dy vjet nje panair vetem per Evropen Qendrore dhe Lindore (i cili kushton shume me lire se ai i Utrehtit, n.q.se problemi i juaj eshte ai i fondeve) dhe ku Shqiperia ishte i vetmi vend qe nuk perfaqsohej. Dhe besoj z. Sinoimeri se eshte vetem ceshtje interesimi sepse pasi mora kontakt me organizatoret e Panairit arrita te siguroja nje vend te vogel per tu perfaqsuar me nje cmim qesharak dhe te cilen pasi fola me Ambasaden tone ne Holland, ram dakort qe te na perfaqsonte Ambasada. Nese institucioni qe ju drejtoni nuk paraqitet, perse nuk u krijoni mundesin subjekteve te tjera private te turizmit shqipetar te perfaqsohen?!

Pandaj ju pyeta me siper nese bejme te gjithe cfare na takon te bejme. Prandaj mendoj se eshte ceshtje deshire dhe serioziteti sepse ne kete faze qe ndohet turizmi yne ka aq shume per te bere dhe per te zgjidhur sa veshtire se mund t'ju bier mendja me nese ne c'sirtare te Kryeministrise eshte futur Projekti i Sazanit, i cili permendet si shpetimi i turizmit shqipetar!! Deklarata te tilla bombastike ngjajne me shume si nje perpjekje per te zhvendosur vemendjen nga problemet e verteta. Nuk mendoni se njerzit presin te degjojne me shume se cfare ju ofron turizmi shqipetar pushuesve te tij vendas dhe te huaj kete sezon turistik?

Para se ta mbyll shkrimin tim dua te theksoj se ky nuk ju drejtohet aspak juve personalisht, por eshte me shume nje reagim ndaj situates deshperuese te turizmit shqipetar dhe nje thirrje ndaj te gjithe te interesuarve per kete ceshtje per te bashkpunuar me qellim qe te fitojme kohen e humbur dhe ti japim turizmit rendesine qe i takon.

Ju faleminderit,

Kliton Gërxhani
Student ne degen e Manaxhimit dhe Konsulences ne Turizmin Nderkombetar, Holland