My Motivation Quote


"It is no use saying, 'We are doing our best.' You have got to succeed in doing what is necessary." ~ Sir Winston Churchill


Thursday, June 26, 2003

"Sa vemendje i kushtohet turizmit shqiptar?" - Gazeta Shekulli 26/06/2003

Kohet e fundit flitet shume per rendesine qe turizmi ze ne ekonomine e vendit. Ne fakt eshte folur nga te gjitha qeverite qe kane ardhur ne pushtet mbas ’90-tes. Por po te shikosh realitetin, bindesh qe eshte thjesht PROPAGANDE.
Per dike qe eshte ne kontakt me zhvillimet e turizmit shqiptar, pyetja me e veshtire per ti dhene pergjigje eshte: Pse nuk po zhvillojme turizmin tone, pse ritmet e zhvillimit jane shume me te ulta krahasuar me te gjitha vendet e Evropes Lindore?

Nese do perdorja metaforen e te futurit te trenit ne shinat e duhura, ku treni simbolizon turizmin shqiptar dhe shinat rruget e duhura te zhvillimit, do thosha qe turizmi jone aktual jo vetem qe nuk mund te quhet tren por karroce me qerre, por mbi te gjitha nuk ecen as ne shina por ne nje rruge me balte.

Per te pare sesa vemendje i eshte kushtuar dhe i kushtohet turizmit tone, mjaft qe te shikojme sesa buxhet i eshte lene Ministrise se Turizmit. Sepse sa per ligje e dekrete nuk jemi keq. Por ato ngelen fjale ne leter.
Ajo qe duket eshte qe Ministria ka dy departamente ne strukturen e saj, ne vend te 4-5 qe kishte ne fillim te viteve ’90, dhe qe personeli i eshte pergjysmuar ne krahasim me po ato vite. Pse valle? Mos problemet e turizmit jane tashme te zgjidhura dhe nuk kemi nevoje per me shume personel?!

Ne nje interviste te Ministrit tone te Turizmit lexova qe homologu i tij rumun i ishte qare qe qeveria e tij i kishte lene vetem 5 milion dollar fond per promocionin e turizmit rumun. Nderkohe Ministri yne e permendte kete fakt si per te treguar qe “mos u qaj se ka dhe me keq”.
Por si duhet ti marrim atehere tollumbacet per vemendjen qe i kushtohet turizmit shqiptar, kur ne as qe nuk guxojme te permendim qindarkat qe i lihen promocionit? Qe jo vetem qe nuk ngelet ndonje lek per faqen e Ministrise ne internet, por as per t’u krijuar akses interneti zyrtareve te Ministrise (kur nderkohe edhe nje agjensi turistike me dy karrige e gezon kete “luks”)? Kur per shkak te ketij buxheti qesharak (ne fakt “buxhet” tingellon fjale e madhe; me e pershtatshme ne kete rast duhet te ishte “pare xhepi”) e reduktojme prezencen tone ne panairet nderkombetare te turizmit, i reduktojme materialet promovuese per t’u paraqitur ne to, nuk kemi fuqi te paguajme specialiste te fushes te japin kontributin e tyre, etj, etj?

Me falni z. Minister, por a nuk duhet te jeni ju ai qe t’i kerkoni me ngulm shefit tuaj t’ja u rrisi kete buxhet, edhe sikur te rrezikoni postin (ne fakt nuk e di cfare kenaqesie pune mund te ndjehet ne nje Ministri pa buxhet?!)?
E keni menduar ndonjehere qe nuk eshte thjesht ceshtje “mungese fondesh” por ceshtje interesi, sepse keta shefa, per show nxitojne te dorovisin futbollistet tane ne rast fitoreje me shperblime prej mbi 200 mije dollaresh (nderkohe qe shuma te tilla do te ishin enderr ne Ministrine tuaj)?.
Natyrisht, nje fitore e tille do te ishte ne nje fare menyre edhe reklame pozitive ne bote. Por e para, keto fitore jane te veshtira per t’u arritur, dhe efektet e tyre do te ishin te shkurtra. Nderkohe, nese keto leke do perdoreshin per promovimin ne turizem, efekti do ishte i garantuar dhe shume me i gjate ne kohe. Dhe ky eshte vetem nje shembull per te treguar sesi gjenden leket kur shikojme perfitime afatshkurtra, edhe ne nje buxhet te nje qeverie te varfer.

Mungesa e kesaj vemendje nuk eshte semundje vetem e qeverise aktuale, por ka qene, me pak ndryshime, nje problem i te gjithe qeverive tona. Te gjitha “jane kujtuar” per turizmin kur fillonte vera, pa u munduar te zgjidhin problemet e moszhvillimit te tij gjate gjithe vitit. Si shpjegohet qe nje nga problemet kryesore te tij, ajo e pronesise se tokes, akoma nuk po zgjidhet?! Dhe ky problem ekziston prej vitesh.
Si shpjegohet fakti grotesk qe Ministri i Turizmit thirret ne interpelance nga nje deputet i partise se tij?! Po opozites nuk i intereson se cfare behet me turizmin?! Apo jane shume te zene me mullinjte me ere te nje bashkie, fitorja ndaj te ciles, mendojne se mund t’u jape me shume perfitime para zgjedhjeve, sesa rregullimi i qerres se turizmit?
Si shpjegohet qe konsiderohet “sukses” qe kete vit do mblidhen me rregullisht taksat nga sipermarrjet private, kur kjo duhet te ishte gjeja me e zakonshme ne bote? Ndoshta do te ishte mire qe me ne fund pas 10 vjetesh, ky bashkepunim i Ministrise se Turizmit me ate te Financave per vjeljen e ketyre taksave mos te permendet si sukses, por si detyre elementare.
Po per nje bashkepunim me Ministrine e Kultures per nxjerrjen nga balta dhe kthimin e monumenteve tona te kultures ne produkte atraktive turistike, a eshte menduar ndonjehere?
Po per nje bashkepunim me Ministrine e Arsimit per stimulimin dhe ngritjen e shkollave te larta profesionale te turizmit, qe te pergatisim jo vetem kamariere apo guzhuniere, por edhe brezin aq te domosdoshem te manaxhereve?
Po per nje bashkepunim me Ministrine e Puneve te Jashtme per te promovuar Shqiperine nepermjet ambasadave tona (qe merren gjate gjithe vitit vetem me pergatitjen e nje feste kombetare...), ne cdo moment dhe vend qe iu jepet mundesia?
Po per nje bashkepunim me Ministrine e Rendit per te shtuar atmosferen e sigurise ne vend, qe turisti te ndjehet me te vertete si mik?
Dhe jam i detyruar t’ju kujtoj, qe Ministrite dhe Ministrat qe permenda jane te se njejtes parti dhe kane te njejtin program dhe interesa!

Ne nje takim qe pata me nje nga funksionaret e Ministrise se Turizmit, i pakenaqur nga disa kritika te meparshme te mijat ne media, me tha: “...ishte me mire kur nuk punohej me pare, sepse nuk kishit cfare te kritikonit. Kurse tani qe ne mundohemi te bejme dicka, kritikohemi.”
Zoti funksionar, nese sipas jush me pare nuk punohej, nuk besoj se eshte e veshtire qe te dini se c’mund te mendoj per dike qe paguhet nga taksat qe paguaj une apo prinderit e mij, dhe qe nuk ben ate qe i eshte ngarkuar te bej. Kjo eshte thjesht vjedhje, dhe per ata njerez nuk mund te kem vecse percmim.
Nese ju punoni, duhet te jeni i lumtur qe ka njerez qe ndjekin ecurine e punes tuaj dhe te dikasterit tuaj, ne vend qe te punonit dhe askush te mos ju kushtonte vemendje. Nuk mund t’i mohoj perpjekjet tuaja per te bere dicka. Por une mendoj qe rezultatet qe mund te arrihen mund te jene shume me te medha. Apo ndoshta ky eshte mentaliteti i pergjithshem i punes ne administraten shqiptare: le te bejme aq sa na thone shefat, mjaft qe te mos na ngacmoj njeri.
Jane te pakte ata qe ecin kunder kesaj rryme, qe punojne fort, dhe tregojne rezultate edhe kur i kritikojne. Por mos u trembni nga kritika zoti funksionar. Nese punoni dhe keni rezultate, shume shume do t’ju ngrejne ndonje komision te tipit ”Rama”, i cili ne vend qe t’ju rrezikonte vendin e punes, do t’ju rriste mundesite per te bere karriere.

Zoterinj politikane, ne gjendjen qe eshte katandisur turizmi yne, nuk mund te beje mrekullira as nje minister turizmi qe nderrohet cdo muaj, dhe as nje ministri e pergjysmuar turizmi. Ne vazhdojme te jemi ne fazen e andrrave te nje kostumi te shqyer, kur nderkohe na duhet te bejme nje kostum krejt te ri. Dhe ky kostum behet vetem duke mbledhur rrobaqepesit me te mire qe kemi, dhe jo kepucare, minatore, doktore apo pijanece qe dine vetem te qepin ndonje pulle. Se tek e fundit, ate kostum nuk e shikojne si te tyren, sikur do ta veshin vete.
Ata qe jane te kenaqur me kete gjendje te turizmit tone, ose e bejne me qellim qe te mbulojne anet negative, per qellime te caktuara, ose nuk kane pare me shume dhe krahasimin e bejne me vetveten (ministrite dhe ministrat e paraardhshem). Por nese po pergjerohemi qe te na fusin tek oborri i familjes Europiane, atje nuk mund te veshim kete kostum qe vjen era urine dhe qe eshte tere zhele. Atje krahasimet do i bejme me kostumet e fqinjeve, sepse ndryshe nuk do te na e hapin as deren e atij oborri, pa le per t’u futur brenda ne shtepi qe as behet fjale.

Kliton Gërxhani

Student ne degen e
Manaxhimit dhe Konsulences ne Turizmin Nderkombetar,
Holland