My Motivation Quote


"It is no use saying, 'We are doing our best.' You have got to succeed in doing what is necessary." ~ Sir Winston Churchill


Sunday, August 10, 2003

"Faji i fqinjit apo nje justifikim per te mbuluar paaftesine?" - Gazeta Korrieri 10/08/2003

Qe kur filloi të kthehej pak vemendja drejt turizmit shqiptar, Saranda po zinte vendin e pionierit te ketij turizmi. Ketu e kam fjalen me shume per turizmin e mbas viteve ’90, megjithese Saranda kishte krijuar nje emer te mire edhe per ate forme turizmi qe u zhvillua gjate komunizmit.
Jane shume faktore qe e favorizojne Saranden te jete epiqendra e turizmit shqiptar, te pakten deri ne kohet e sotme. Por ketu do fokusohem me shume ne dy faktore:(1) ne faktin e te qenit prane Korfuzit;(2) dhe ne produktin turistik qe Saranda dhe rrethinat ofrojne.
Fakti i te qenit prane Korfuzit ka anet e tij negative dhe pozitive. Eshte negative po te besojme ato qe thuhen ne disa mediat tona, qe fqinjet tane akoma vazhdojne te bejne nje reklame te keqe ndaj Sarandes (dhe Shqiperise ne pergjithesi), duke e paraqitur si te rrezikshme, shume te varfer, dhe pa ndonje interes per t’u vizituar.
Por për mendimin tim fqinjesia me Korfuzin, eshte dicka me shume pozitive, qe po te trajtohet ashtu sic duhet, mund te behet nje burim jetesor turistash (qe do te thote, edhe te ardhurash) te pakten per nje te ardhme te afert.

Le ta shikojme me konkretisht. Korfuzi eshte pjese e industrise Greke te turizmit, e cila eshte nje nga me te rendesishmet dhe më me tradite ne Mesdhe. Per vete kushtet qe ofron, Korfuzi nuk eshte zhvilluar si nje destinacion i turizmit masiv (si ishulli tjeter i Kretes psh) por si destinacion i turizmit kulturor dhe historik. Kohet e fundit aty po i kushtohet shume vemendje turizmit te bisnesit (nepermjet organizimit te konferencave te ndryshme), si dhe turizmit religjoz.
Te gjitha keto tregojne se turisti qe viziton Korfuzin, eshte turist i shtreses se mesme ose te pasur, pra me te ardhura te larta dhe kurioz per te mesuar dicka te re.
Kjo eshte edhe nje nga arsyet pse Korfuzi vizitohet jo vetem gjate mujave te plazhit, por gjate gjithe vitit.
Nga nje guide e fundit e Korfuzit, konstatohet se vetem nepermjet transportit ajror, ne vitit 2002 kete ishull e kane vizituar mbi 6 mije veta vetem gjate Janarit. Po kaq eshte numri i vizitoreve edhe gjate muajve te tjere te ftohte te Shkurtit dhe Marsit. Nderkohe qe ky numer rritet ne rreth 200 mije veta gjate cdo muaji te veres si dhe gjate tetorit. Kjo do te thote qe gjate gjithe vitit vetem ky ishull vizitohet nga mbi 1 milion vizitore Evropiane! Nje shifer qe do t’a kishte enderr Ministria jone e Turizmit.
Gati gjysma e tyre jane me kombesi angleze, pastaj vijne gjermanet, austriaket, hollandezet etj. Ketu nuk llogariten udhetaret nga vendet e tjera te botes, si dhe udhetaret qe vijne nepermjet mjeteve te tjera te transportit.
Per te mirepritur keta udhetare, ne Korfuz ekzistojne 412 hotele qe se bashku me apartamentet ofrojne rreth 70 mije shtreter.
Per ta kompletuar pamjen e nje destinacioni turistik serioz dhe profesional, duhet shtuar se autoritetet e turizmit ne ishull bejne nje marketing profesional per te reklamuar vlerat e Korfuzit ne kulture, histori, natyre etj. Ata reklamojne me forma te ndryshme te gjitha pikat turistike interesante, folklorin, festat dhe aktivitetet e ndryshme. Ne kete menyre perpiqen te theksojne faktin qe Korfuzi eshte interesant per tu vizituar gjate gjithe vitit dhe jo vetem gjate muajve te veres.
I theksova te gjitha keto, duke bere nje permbledhje te shume fakteve te tjera te cilat duhet te jene detyre e nje analize te autoriteteve lokale te turizmit te Sarandes, per te krijuar nje ide me te sakte te atyre turisteve te huaj nje-ditore qe vizitojne Saranden, dhe qe nuk bien nga qielli.
Saranda ka fatin e madh qe te gjendet 2.5 km larg nje oazi prej 1 milion turistesh ne vit. Eshte pika me e afert me nje vend turistik te zhvilluar perendimor.
Dhe ne vend qe te justifikohet per propoganden negative te fqinjit qe i prish pune, duhet te perfitoje sa me shume nga pervoja e tij, dhe te vlersoje seriozisht kete burim te jashtezakonshem turistash te huaj. Jo vetem numri i turisteve eshte i jashtezakonshem per normat tona, por c’ka eshte edhe me e rendesishme, sezonalititi i ardhjes se tyre kap gjithe vitin atje, c’ka do mundesonte edhe zgjerimin e sezonalitetit te turizmit ne Sarande dhe me gjere.
Numri me i madh i turisteve te huaj deri tani ne Shqiperi, megjithse nje-ditor, vijne nepermjet Korfuzit. Por po te shikosh shifrat qe jepen ne media, numri i ketyre turisteve qe vizitojne Saranden gjate nje viti, eshte pothuajse sa numri i turisteve qe vizitojne Korfuzin vetem gjate janarit! Ose e thene ndryshe, vetem rreth 1% e atyre turisteve qe vizitojne Korfuzin, guxojne te vizitojne Saranden! Kjo do mjaftonte per te kuptuar se sa shume eshte per t’u bere.

Nese sic e permenda dhe me larte, turisti qe viziton Korfuzin, eshte kryesisht turist kulture, karakteristike e te cilit eshte qenia gjithmone ne kerkim te dickaje te re, kjo ben qe nga ana e tyre te kete gjithmone interes per te vizituar te panjohuren, ne rastin tone Saranden, Shqiperine. Dhe eshte shume e rendesishme te kihet parsysh qe per shume nga keta, ky mund te jete kontakti i pare me Shqiperine e panjohur, ose te njohur per keq. Eshte shume e rendesishme, sepse prezantimi i pare i tyre me Shqiperine (Saranden) hedh bazat per nje vizite te mundshme te mevonshme (ose jo), me te plote, pra jo nje-ditore. Dhe per me teper, ata jane te prirur qe pershtypjet e tyre pozitive ose negative t’ja u percjellin miqeve te tyre.
Pra Saranda ne kete rast ka fatin te jete “porta” e Shqiperise, fytyra e saj, dhe sa me e bukur qe te jete kjo porte, aq me i madh do te jete tundimi i turistave per te vizituar te gjithe shtepine.
Mendoj se ky duhet te jete edhe kendveshtrimi sesi autoritetet lokale, por edhe Ministria jone e Turizmit duhet ta shikojne zhvillimin e turizmit ne Sarande.
Ne kete faze qe ndodhet turizmi yne tani, nje fushate agresive marketingu eshte jetike per te ndryshuar imazhin negativ qe te huajt kane per ne. Dihet tashme fondi i mjerueshem qe Ministria e Turizmit ka per promocionin e turizmit tone. Prandaj kerkimi i formave efikase per kanalizimin e fondeve te marketingut, do te ishte nje nga zgjidhjet e problemit te mungeses se ketyre fondeve. Ne rastin tone perqendrimi me i madh i vemendjes drejt permiresimit dhe reklamimit te produktit turistik qe Saranda ofron, do t’a lehtesonte pak kete ministri nga puna dhe fondet e medhaja qe do i duheshin per te zhvilluar format e ndryshme te marketingut, qe te bindte turistet e huaj te vizitojne Shqiperine. Po te permendim ketu vetem informacionin dhe reklamen qe Korfuzi ben nepermjet internetit, duhet thene qe Korfuzi ka faqen zyrtare te tij ne net, po ashtu faqe te tille ka edhe bashkija, prefektura, shoqata e agjenteve turistik te Korfuzit, shoqata e pronareve te vilave dhe apartamenteve turistike te korfuzit etj etj. Pra “problemi” i turistit atje nuk eshte tek informimi (si tek ne), por tek zgjedhja.

Por une jam i bindur qe roli me i madh ketu i takon autoriteteve lokale te Sarandes dhe vete sarandioteve. Ata e njohin me mire se kushdo se si mund te jape Saranda me te miren e vete, dhe cfare duhet permiresuar me shume.
Eshte e paimagjinushme qe per te disaten here, turistet e huaj qe vijne ne Sarande, te ankohen se lokalet jane te mbyllura gjate drekes. Qe nje mik merr guximin te te vizitoje shtepine (megjithe “tmerrin” qe sipas disave, fqinjet i kane treguar per ty), dhe ti nuk i hap deren se te flihet gjume, kete nuk ka llogjike qe ta pranoje. Edhe sikur ai turist te bleje vetem nje film fotografik, edhe sikur te shkruaj 5 minuta nje e-mail ne interent kafe, prape ia vlen t’a prishesh gjumin e drekes, kur mendon se ai turist iku i kenaqur, dhe do kthehet prape. Dhe te mendosh qe fqinji yt, megjithese shume me i pasur se ty, preferon te mos flej gjume, por ta mbaje lokalin hapur qe t’i marri ato leke te atij turisti per vete.
Eshte turp nese ata turiste nuk do kishin cfare te benin edhe ne ato pak ore qe do vizitonin Saranden. E si mund ti bindim keta turiste pastaj qe te vizitojne Shqiperine per me gjate?! Qellimi yne duhet te jete qe keta turiste t’i kenaqim ne maksimum ne ato pak ore, me qellim qe t’i kethejm ne turiste potencial tonin, per nje kohe me te gjate se disa ore, duke bere qe nga ta te fillojne te perfitojne jo vetem agjensite turistike apo njesite e shitjes, por edhe njesite e akomodimit.

Nese duam te terheqim sa me shume nga ai 1 milion turista, duhet qe te zgjidhim problemet e kushteve minimale te jeteses, si ujin, dritat, plehrat, ndertesat e prishura etj. Edhe per ndertimet e reja duhet te vendoset nje kohe limit dhe te ndalohen apo te mbulohen gjate sezonit te turizmit. Nuk mund ti themi nje turisti, hajde rehatohu ne hotelin tim, por nderkohe une do vazhdoj punimet me llac e tulla mbi dhomen tende. Aq me teper kur mendon seriozitetin me te cilin trajtohet ai turist nga fqinji yne.

Nese ne turin nje-ditor te ketyre turisteve perfshihet Butrinti, Syri i Kalter, apo Ksamili, duhet qe ato pak kilometra rruge te rregullohen, sikur edhe me fondet lokale apo me kontributin e biznesmeneve qe perfitojne nga ardhja e turisteve. Nderkohe qe edhe vete keto qendra turistike, duhet te bejne perpjekje qe te permiresojne ne standarte bashkohore cilesine e produktit qe ofrojne.
Kurse qeveria mund te shikoje permiresimin e rruges Sarande-Gjirokaster, gje qe do e zgjeronte viziten e ketyre turisteve edhe drejt ketij qyteti muze, per te cilin interesi eshte i madh, por qe pengohet nga nje lidhje e shpejte me Saranden. Kjo do sillte edhe viziten e te huajve drejt nje qyteti te dyte me ne brendesi te Shqiperise, duke i terhequr pak nga pak drejt qyteteve te tjera me vlera kulturore.

Duke eleminuar ne maksimum keto probleme dhe duke nxjerr ne pah vlerat e verteta te Sarandes, do fillojme te kalojme nga faza e kenaqjes me ata pak turiste qe vijne, ne fazen e konkurences se ndershme me fqinjin per ndarjen e ketij tregu turistash.
Le te fillojme te mendojme se si mund te shfrytezojme te gjitha potencialet qe shpeshhere i kemi “dhurate” nga te tjeret. Le te mesojme nga pervoja dhe suksesi i fqinjeve, dhe pse jo, te bashkpunojme me ta per te terhequr me shume turiste.

Kliton Gërxhani

Student ne degen e
Manaxhimit dhe Konsulences ne Turizmin Nderkombetar,
Holland