My Motivation Quote


"It is no use saying, 'We are doing our best.' You have got to succeed in doing what is necessary." ~ Sir Winston Churchill


Friday, November 8, 2002

"Demet e turizimit masiv" - Gazeta Shekulli 08/11/2002

Ne mbledhjen e fundit te KRRTRSH-se vec vendimit per prishjen e objekteve pa leje u diskutua edhe mbi te ardhmen e turizmit ne Shqiperi. Gjeja qe me beri me shume pershtypje nga gjithcka qe u vendos ne te ishte thenia e z.Kryeminister qe bregdeti i Adriatikut do te destinohet per turizmin masiv kurse ai i Jonit per turizmin e elites.
Dua te shpreh mendimin tim vetem mbi keto dy koncepte pa u shperndare ne vendimet e tjera qe u moren aty te cilat jane po ashtu per tu diskutuar.

Se pari eshte per tu pergezuar fakti qe me ne fund po i kushtohet vemendje turizmit shume kohe me para se te filloj sezoni i tij.

Turizmi eshte industria me e madhe ne bote dhe efektet e tij ne ekonomine e nje vendi jane po aq te medha. Nga ana tjeter pervec efekteve pozitive (kryesisht ekonomike) turizmi shoqerohet me efekte negative po kaq te medha, si demtimi i ambjentit, i kultures, probleme sociale etj.
Te gjitha keto e kthejne ne zhgenjyes endrren e zhvillimit nepermjet turizmit, nese nuk kontrollohen ose me sakte nuk parandalohen ne kohe.

Prej kohesh dega kryesore e ekonomise sone ka qene agrikultura. Se fundi ne po behemi gjithmone e me te vetedijshem per rendesine qe mund te zere turizmi ne ekonomine shqiptare. Duke qene akoma ne fazat e para te ndergjegjesimit mbi rendesine e turizmit, kjo dege nuk e ka arritur akoma fazen e mbivleresimit, pra te konsiderimit te saj si “zgjidhja e te gjitha problemeve tona”. Pra duhet patur kujdes qe ne makronivele, turizmi te nderthuret me deget e tjera te ekonomise qe te eleminojme varesine nga nje dege e vetme.

Le te shikojme me ne brendesi zhvillimin e vet turizmit ne vendin tone.
Sic e dime zhvillimet e deritanishme ne turizmin tone kane qene kaotike, pa respektuar ligjet e duhura dhe te pa kontrolluara nga shteti. Gjithsesi nje faktor pozitiv qe duhet permendur eshte se keto zhvillime kaotike nuk jane shtrire ne permasa alarmante ne te gjithe vendin por vetem ne disa pika te nxehta te tij, kryesisht Durres, Vlore dhe Sarande.
Kjo me ka mbajtur gjalle optimizmin se edhe ky moszhvillim i deritanishem i turizmit tone ka anen e tij pozitive, pasi eshte me e lehte te zhvillosh dicka te mire atje ku nuk ekziston ndonje forme zhvillimi, sesa te rikrijosh dicka te mire atje ku e keqja i ka dhene efektet e veta ne ambjen dhe ne shoqeri.

Por kohet e fundit politikanet tane (qe per cudi vazhdojne te vendosin per fatet e ketij vendi ne cdo sektor te tij, duke mosperfillur mendimin e specialisteve) vendosen qe te bejne ndarjen me thike: bregdeti i Adriatikut te jete i masave kurse ai i Jonit i elites!!! Sipas nje llogjike te tille i bije qe 2/3 e bregdetit tone te jene te destinuara per turizem masiv!!!
Kjo te ben edhe te mos jesh me entuziast per vendimin e prishjeve te fundit...Te pakten per momentin kemi vetem disa pika problematike. Ndersa me kete masivizim ju doni te ktheni te gjithe bregdetin te tille!
Se kush jane efektet e nje turizmi masiv besoj qe te gjithe qe kane pak njohuri ne turizem, i dine. Nese doni te beni nje gje te tille, pas disa vjetesh do te na duhet te prishim 100-fishin e ketyre qe ju doni te prishni sot.
A ju ka shkuar ndonjehere ne mendje qe te pyesni edhe te interesuarit direkt ne keto zona, banoret dhe investitoret vendas nese jane dakort me kete lloj ndarje? Kur do fillojme te mendojme me shume se per sezonin e ardhshem turistik?
Per te percaktuar te ardhmen e zonave turistike behen studime te detajuara dhe merren parasysh shume faktore. Si mund te besoj se ky vendim i juaji eshte “i studiuar mire” kur nderkohe dhe i vetmi masterplan per zhvillimin e ketyre dy zonave myket sirtareve te Ministrise dhe askush nuk flet per zbatimin e tij?
Ju lutem, para se te merrni vendime te tilla radikale, beni nje pushim te shkurter, dhe mendoni te gjitha pasojat.
Shqiperia eshte nje vend shume i vogel, dhe deri tani mese i ndotur ne shume zona. Mos merrni vendime per vdekjen edhe te zonave te tjera te paprekura!
Ne kete rast do isha me i kenaqur qe ato te liheshin ne formen e tyre primitive, sic i ka bere natyra, dhe ne ti ktheheshim agrikultures pa menduar per turizmin.
Te gjithe faktoret (pervec atij ekonomik afatshkurter) te tregojne se Shqiperia duhet ta shmange turizmin masiv. Nje vend kaq i vogel nuk do te donte me shume se disa vjet per tu kthyer ne “ferrin e radhes” me pasojat qe vijne nga pas. Nuk mund te strehojme ne masa turistash, kur mendon hapesiren e vogel, plazhet e virgjera, kulturen tone (ne jemi bujar ndaj mikut por edhe themi “shume e per lume”).
Efektet e turizmit masiv ne vende te tilla te pashkelura akoma, me natyre te virgjer dhe kulture unike, i lexojme cdo dite ne literaturen e turizmit, ne media, i perjetojme vete kur udhetojme ne keto vende.
Kur do mesojme nga keto pervoja te hidhura te te tjereve, qe u duhen miliona dollare dhe vite per te riparuar pasojat dhe permiresuar imazhin?

Nuk do te doja qe ajo bujari e shqipetarit te venitej nga komercializmi dhe te kethehej ne shokim dhe buzeqeshje te ngrire si pasoje e anes tjeter te medaljes se turizmit, per te cilen ne nuk i kishim paralajmeruar. Nuk do te doja qe pelikanet e Karavastase, krabi i Ohrit apo te tjera qenie unike qe ne kemi fatin ti kemi, te zhdukeshin nga dyndja e masave te turisteve.
Ne vend te kesaj do te doja qe shqipetari te kishte kenaqsi ti ofronte bujarine e tij turistit qe vjen per te njohur kulturen, historine dhe natyren tone.

Ne nuk kemi nevoje per masat. Ate qe do e merrnim per 2-3 vjet nga 100 turiste (por qe me vone do pakesohej drastikisht), mund ta marrim per nje kohe shume me te gjate nga 10 turiste cilesore (jo vetem elite).

Nese duam qe te terheqim keta lloj turistesh, nuk duhet te behemi kopje e keqe e nje fenomeni tashme te shemtuar, por duhet te futemi ne tregun e turizmit si unik, si shqipetare. Kjo eshte edhe arsyeja e vetme pse keta turiste do te vinin tek ne dhe jo tek konkurentet tane.
Nuk duhet te harrojme qe turizmi nuk eshte vetem Adriatiku dhe Joni por eshte edhe Korabi, Lura, liqenet, keshtjellat, qytetet karakteristike etj. Turizmi nuk behet vetem ne vere, por gjate gjithe vitit.

Ky lloj turizmi me jetegjate kerkon me shume kohe per tu zhvilluar, kerkon me shume studime NGA SPECIALISTET e turizmit dhe te fushave qe kane lidhje me te, por frytet e tij do ti vjelim per nje kohe te gjate, dhe brezat do te na jene mirenjohes qe me ne fund do tu leme dicka me te lehte per t’u zhvilluar me vone dhe jo kaos dhe shkaterrime.

Kliton Gërxhani

Student ne degen e
Manaxhimit dhe Konsulences ne Turizmin Nderkombetar, Holland