My Motivation Quote


"It is no use saying, 'We are doing our best.' You have got to succeed in doing what is necessary." ~ Sir Winston Churchill


Saturday, December 30, 2017

"Mbyllja e ”Sheraton”, Gërxhani: Dëmi që do sjellë në ekonomi, ku gaboi qeveria!"-Fax News, 30/12/2017


https://www.faxweb.al/mbyllja-e-sheraton-gerxhani-demi-qe-sjelle-ne-ekonomi-ku-gaboi-qeveria/

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/156036445044326/?t=1430


Në lidhje me largimin e ‘’Sheraton” nga vendi gjatë muajit Janar të vitit të ardhshëm ka reaguar dhe kreu i Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve & Agjencive Turistike Kliton Gërxhani.
Ai u shpreh se mbyllja e këtij hoteli me pesë yje do të ketë pasoja të drejpërdrejta në ekonominë e vendit.
Në intervistën e dhënë për ‘’Fax News” ai ngriti shqetësimin se pse nuk ka reaguar shteti në një situatë të tillë.
Po ashtu kreu i shoqatës u shpreh se Shqipëria humb ndjeshëm pozicione dhe me vendet e tjera të rajonit të cilët tashmë kanë nga 7-8 hotele me pesë yje. Më tej Gërxhani u shpreh se ”’Sheraton” u vu në pozitë të pandershme me nismën e re të qeverisë për hotelet e reja që do hapen me pesë yje, të cilët do përjashtoheshin nga taksat. 
“Unë mendoj se njerëzit që kanë punuar nuk do të ngelen të papunë pasi do të jenë shumë të kërkuar në hotelet e tjera. Si ka mundësi që shteti të mos të ndërhyjë në këtë situatë?!
Është një kambanë alarmi në lidhje me turizmin. ‘’Sheraton” nuk përfitonte nga heqja e taksës për hotelet me pesë yje, kjo e vinte atë në një konkurrencë jo normale. Si mund të vij një grup paralel kur dikush sapo iku?!
Dëmi më i madh që i bëhet Shqipërisë është garancia që i jepte çdokujt për t’u akomoduar. Turistët që ai tërhiqte ishin të nivelit të lartë, duke përfshirë investitorë dhe president, këngëtarë apo personalitete të tjera. Ne po bëjmë të kundërtën e asaj që duam.”, u shpreh Kliton Gërxhani.
(E.K/FAXWEB)