My Motivation Quote


"It is no use saying, 'We are doing our best.' You have got to succeed in doing what is necessary." ~ Sir Winston Churchill


Saturday, December 13, 2003

Setting up a Tourism Development Center in Albania (TDCA)

Below you will find the summary of the Thesis I wrote in December 2003 during my studies in NHTV Breda University of Applied Sciences. If you will be interested to receive a copy of the complete Thesis please do not hesitate to contact me.

Topic: the institutional strengthening of tourism in Albania.
For more than half a century countries of Eastern Europe did not see tourism as an important sector which could positively influence their economy. Albania, as part of Eastern Europe, started only lately to become aware of importance of tourism even though the tourism potential has always been present.
In a country where there is little or almost no tourism development experience, there is a need to fill this absence through know-how. This becomes necessary when this lack of experience and knowledge is noticeable even in the tourism governmental institutions. In a politically unstable country like Albania, non-governmental organizations can play an important role in strengthening of tourism institutions.
Goal
By analyzing the political and economic situation, tourism development and especially tourism institutions in Albania, this thesis will deal with the importance that a non-governmental organization (NGO) specialized in tourism, could have in the development of tourism in Albania.
As a result, the formulated goal of my thesis is stated as follows:
To gain insights in the state of tourism in Albania and how this is affected by the political situation in the country, in order to explore the need for setting a Tourism Development Center in Albania, and to find out whether a non-governmental organisation is a suitable format for such a center.

The objectives of this thesis
§  To give a clear overview of the political situation in Albania
§  To present the state of Albanian economy and its main sectors
§  To analyse tourism potential and tourism development in Albania 
§  To find out the position that tourism institutions have in tourism development
§  To give examples of other tourism institutions from countries with a relatively similar background as Albania, and analyse them.
§  To show the importance of setting up a Tourism Development Center in Albania and why an NGO could be a suitable organisational form for such a center.

Working method
The research is based on:
§  Literature survey
§  An analyses of the goals and organizational forms of other, similar, tourism institutions
§  In depth interviews with some important actors in Albanian tourism

Conclusions
One of the biggest strengths of the Albanian tourism product is its large diversity of landscapes and climates within a small area.
From the history point of view, the difficult historical background has made it difficult for Albanians to be involved properly in the democratic process of transition. This has been strongly reflected in the Albanian political class. The unstable political situation has a big influence in the country’s development of tourism. In addition, tourism education is not at that level which could contribute significantly in this development. These two problems are reflected in the inefficiency and failure of public and private tourism institutions. This is why a permanent tourism institution (Albanian Tourism Development Centre) with a proper trained staff and relatively independent from politics (i.e., an NGO), could be a solution.
Recommendation
§  In order to be sustainable and effective, TDCA must begin its work by trying to get support and cooperation from all main tourism actors in Albania, such as:  public sector, private sector, tourism education sector, tourism experts, etc.
§  The budget revenues of the TDCA can be created by:
  1. Donations and sponsorships by local and foreign organisations
  2. Payments for provided services
§  TDCA must be flexible in order to adapt to the situation of tourism development
This institution will be useful as long as the current governmental tourism institutions will be weak. After the strengthening of these institutions, this thesis recommends a change of this Centre’s form of organisation from an NGO into a tourism institute for example like in the case of Croatia (Croatian Institute for Tourism, 2003)

Wednesday, October 29, 2003

"Turizmi shqiptar dhe edukimi profesional" - Gazeta Korrieri 29/10/2003

Problematika e turizmit po ze gjithnje e me shume vend ne debatet ne media keto dy vitet e fundit, si pasoje e rritjes se numrit te turisteve nga Kosova dhe e rritjes se ndikimit te saj ne ekonomine shqiptare.
Deri tani diskutimet publike jane perfshire me teper ne ate qe quhet hardware apo faqja e dukshme e turizmit: infrastruktura dhe ndertimet e njesive akomoduese. Nderkohe pak vemendje i eshte kushtuar asaj qe perben software dhe qe eshte e paprekshme d.m.th: sherbimi, njerezit, sjellja e komunitetit prites, apo mikpritja ne kushtet e ekonomise se tregut dhe problemet qe lidhen me te.

Turizmi eshte nje industri qe karakterizohet nga perfshirja intensive e krahut te punes. Burimet njerezore per kete industri jane vleresuar si ‘lende e pare’ apo jane parashikuar nga ekspertet si faktori me i rendesishem qe do te perballohet nga kjo industri gjate dekadave te fundit dhe ne vazhdim.
Por cfare cilesie ofrojne burimet njerezore ne turizmin shqiptar? A i kenaq ajo kerkesat dhe nevojat e klientit d.m.th te turistit? Ne mendojme se jo.
Ka ardhur koha te vleresohet motivimi i vizitoreve te cilet paguajne per t’u kenaqur. Por kur keta turiste paguajne ate vlere qe mund te jete e njejte apo dhe me e larte se ne nje vend tjeter, presin qe sherbimi te jete po aq i larte, ose me i mire. Eshte ky faktor qe do te percaktoje avantazhet konkurruese brenda turizmit vendas, por edhe ndermjet tij dhe turizmit te konkurrenteve tane te huaj.
Cilesine e sherbimit dhe rolin e njerezve mund ta shohim qe ne konceptimin e bizneseve dhe ndertesave deri ne menyren e kryerjes se sherbimit nga kamarieret, recepsionistet etj.
Tashme ne Shqiperi gjen hotele dhe restorante te ndertuara me materiale te shtrenjta, me mermere dhe granit, me TV dhe kondicioner, me banjo me vaske etj. Por nderkohe banjua mund mos jete e pastruar mire, hoteli mund te mos kete uje ose drita, mund te mos i punoje dushi, mund te mos gjesh njeri te komunikosh ne gjuhe te huaj, sherbimi mund te filloje te ofrohet pas gjysem ore, cmimet i vene me te larta per te huaj apo kosovare, dhe kur i ankohesh pronareve te thone se mund te shkosh ne vend tjeter.Te gjithe keto kane te bejne me kulturen e sherbimit dhe ndikojne ne formimin e imazhit te sherbimit ne turizmin shqiptar.
Ai qe ka provuar dhe jeton eksperiencat e turistit apo klientit te ketyre sherbimeve veren nje “karakteristike” te turizmit shqiptar: ndertime luksi, por qe ne mjaft raste mbesin si te akullta, nuk mbushen me gjallerine dhe ngrohtesine e mikpritjes, dhe humbin luksin dhe elegancen per shkak te sherbimit qe ofrohet.
Duhet theksuar se fajtore per kete nuk jane vetem pronaret dhe punonjesit. Keta te fundit shpesh kane deshiren dhe vullnetin per te bere dicka te bukur, por u mungon kultura e duhur profesionale qe te dallojne se cilat jane kerkesat dhe nevojat e turisteve dhe prioritet e tyre.

Nese do te analizojme historine e industrise shqiptare te turizmit do te shohim se kemi shume pak tradite, duke marre parasysh historine 40 vjecare te nje regjimi qe luftonte konceptin e nje shoqerie konsumi, ku ofrimi i sherbimeve te shlodhjes dhe argetimit konsiderohej i huaj dhe mikroborgjez, ku arti i kulinarise nuk u zhvillua nga varferia, ku ne sferen e sherbimeve ekzistonin vetem restorante popullore apo gjelltore te ushqimit social, dhe ndertimi i hoteleve ne qytetet kryesore u be vetem ne vitet 1970 atehere kur nevoja per valuten te huaj u pa e domosdoshme.

Kjo shpjegon edhe interesin e paket te opinionit publik mbi turizmin. Edhe pse dicka ka filluar te
levizi keto dhjete vitet e fundit, ajo ngelet akoma ne kuadrin e propogandes politike gjate muajve
te sezonit turistik. Akoma nuk po mendohet per spoteve publicitare sensibilizuese qe i tregojne
opinionit publik vendas rendesine qe ka turizmi yne ne zhvillimin ekonomik, nxisin sjelljen e
kulturuar dhe sherbimin ne nivelin e duhur apo kritikojne fenomenin e perfitimit, tentativat
zhvatese, indiferencen qe vihet re shpesh ne sektorin e sherbimeve ne pergjithese. Keto duhet te
financohen nga qeveria shqiptare (ne bashkpunim dhe me NGO perkatese) dhe te transmetohen
ne menyre te vazhdueshme disa muaj rrjesht para hapjes dhe gjate sezonit turistik, me parrullen
e qarte "Mesazh i qeverise shqiptare" ne fund te spotit. Kjo praktike aplikohet shpesh ne vendet
perendimore per luftimin e fenomeneve negative, por edhe per te transmetuar ide te reja, pozitive
per zhvillimin e vendit
Ne fakt, me shume se nje ndergjegjesim te plote mbi potencialet e turizmit ne vendin tone, ka nje konfuzion, nje paqartesi, si ne sektorin publik ashtu edhe ne ate privat. Askush nuk eshte ne gjendje te te thote se cfare drejtimi do marre turizmi yne, kush do i percaktoje keto drejtime, si, kush, dhe kur do zbatohen. ‘Shpetimi’ nga pyetje te tilla qe shtojne konfuzionin, vjen me pergjigjen: ‘Ka nje masterplan per turizmin’. Kete te thone kur duan te ‘te heqin qafe’ ne Ministri, kete te thone edhe ne komunat e vogla me potencial zhvillimi turistik, megjithese nuk e dine se cfare eshte ky ‘masterplani qe do t’ju vije nga “ata lart ne qeveri”’.
Rezultati me tragjik i ketij indiferentizmi ndaj turizmit tone, eshte se ai nuk po shihet akoma si potencial i tille as nga brezi i ri. Kjo vjen pikerisht per mungesen e atij sensibilizimi te opinionit publik qe permendem me siper. Dhe per pasoje, studentet shqiptare qe kane mundesi te studiojne jashte shtetit preferojne shume me pak degen e turizmit. Pra dikush qe shpenzon shuma te medha per t’u shkolluar jashte, nuk e shikon akoma turizmin si nje sektor qe do marre ate rendesi dhe zhvillim te mjaftueshem, qe t’i garantoj atij studenti nje burim te ardhurash per te ndertuar jeten e tij.
Por nese kete garanci nuk ja japin qeveritaret tane (sepse nuk e kane idene as vete se cdo behet me turizmin), duhet te jete sektori privat ai qe duhet te beje me shume. Ketu nuk e kemi fjalen per ato agjensi turistike qe mbahen me viza kontrabande, apo ato hotele qe mbahen me prostituta, por per ato subjekte private serioze, qe kane njefare pervoje ne turizem dhe perpiqen te ndryshojne dicka. Eshte detyra e tyre te perpiqen te krijojne brezin e ri te menaxhereve, sepse tek ta duhet te shikojne rritjen e fitimit te tyre dhe mbijetesen nga konkurrenca. Patjeter qe kete duhet ta kerkojne ta bejne ne bashkepunim me ministrite perkatese te turizmit dhe arsimit.
Nuk ka per te na i zgjidhur problemet e turizmit as nje masterplan qe nuk zbatohet ndonjehere, as nje funksionar ministrie qe degjon per here te pare per turizmin atehere kur e caktojne ne nje detyre te tille. Zgjidhja e vetme e problemeve te turizmit vjen nepermjet edukimit ne nivelet bashkohore.

Turisti i sotem modern, nuk pyet me se ku do veje per pushime, por cfare do beje atje ku do veje. Dhe me keta drejtuesa te turizmit tone, ne nuk u japim dot pergjigje as per pyetjen e pare, se per te dyten as qe behet fjale. Prandaj per te kapur ritmin e kohes, duhet te fillohet te mendohet urgjentisht per pergatitjen e brezit te ri te menaxhereve te ardhshem te turizmit.

Eksiston nje boshllek shume i madh ndermjet kerkeses per menaxher te tille dhe struktures arsimore te profilit te turizmit. Tre shkollat e mesme qe kemi nuk mund te pergatisin keta menaxhere. As ai gjysem simestri i Universiteteve tona s’mund ta bej kete. Ka ardhur koha te mendohet seriozisht per hapjen e nje shkolle te larte profesionale turizmi, e cila do pergatise nxenesit me te mire te ketyre shkollave te mesme drejt nivelit te menaxhereve.
Hapja e nje shkolle te tille nuk eshte e lehte kur mendon kushtet dhe eksperiencen tone, por po te vleresohet seriozisht rendesia e saj, po te bashkepunojne Ministrite e Turizmit dhe Arsimit me sektorin private, dhe tre shkollat e mesme dhe Universitetet, kjo zgjidhje nuk eshte e pamundur. Dhe nese te gjitha palet japin kontributin e tyre, modelet apo dhe eksperienca mund te merret nga shkolla te ngjashme perendimore, te cilat jane gjithmone te gatshme te ndihmojne ne raste te tilla, kur shikojne nje angazhim serioz nga pala vendase.

Deri sa te hapet nje shkolle e tille, duhen pare mundesite e shpejta (qe te paraprijme sezonet e aferta te turizmit) per pergatitjen dhe thithjen e manaxhereve te rinj.
Ne mendojme se ekzistojne dy alternativa: e para ka te beje me thithjen e atyre pak studenteve qe kane bere apo po bejne nje shkolle te tille ne vendet me turizem me te zhvilluar se ai i yni.
Qe te terhiqen studente te tille ne sektorin publik apo privat, duhet te kihet parasysh qe kjo nuk behet duke u ofruar nje vend pune si recepsionist apo preres biletash. Po ashtu studente te tille qe shpesh mund te kene nje background me te pasur sesa vete shefat e tyre potencial shqipetare, nuk mund te vleresohen me nje rroge prej 10 000 lekesh kur nderkohe puna me e rendomte qe ata mund te gjejne ne perendim u ofron te pakten 1 000 Euro.
Dihet qe shuma te tilla jo te gjithe t’i japin ne Shqiperi, prandaj nje zgjidhje (sidomos per ata studente qe kane veshtiresi per te gjetur nje pune jashte shtetit) mund te jete kompesimi nepermjet angazhimit te kompanive shqipetare drejt produktit turistik vendas. Nese psh nje agjensi turistike merr persiper sfiden per te “zbuluar”, perfshire ne paketen turistike, dhe shitur produktin shqiptar, atehere ky produkt do zhvillohet me shume, gje qe do sjelle edhe rritjen e normes se fitimit, pra dhe te shperblimit te punonjesve. Ne te njejten kohe do terheqi vemendjen edhe te operatoreve turistik te huaj, si rezultat do rrisi dhe numrin e turisteve.
Pra drejtimi ndaj produktit vendas ofron me shume te ardhura dhe garanci per te ardhmen, si dhe u jep me shume mundesi studenteve te tille te vene ne praktik njohurite e tyre – dhe kjo mund te jete nje arsye per ta qe te mos presin te njejten rroge.

Alternativa e dyte eshte sponsorizimi i studenteve me te mire te turizmit ne Shqiperi per te sudiuar ne nje shkolle perendimore. Kjo mund te behet nepermjet bashkepunimit te sektorit privat (individualisht ose te organizuar) me shkollat perkatese ne vend. Me keta studente mund te lidhet nje kontrate, ku kompani te ndryshme mund te paguajne nje burse (pervoja tregon qe nuk eshte ndonje shume e madhe per keto kompani) per studim te ketyre studenteve, kurse studentet duhet te arrijne nje rezultat te kenaqshem dhe te kthehen te punojne per kompanine shqiptare mbas studimit. Kjo e fundit realizohet duke kooperuar me autoritetet qe japin lejen e qendrimit te studentit ne vendin ku do studiohet, duke e bere kete leje qendrimi me kusht kthimi.

Keto ishin vetem disa ide, por nese palet e interesuara bashkohen me shqetesimet dhe problemet qe u trajtuan me siper, duhet qe nepermjet tavolinave te rrumbullakta, konferencave apo seminareve mbi turizmin (te cilat vazhdojne te jene nje fenomen i rralle ne Shqiperi!) te diskutojne me ne detaje ide te tilla per te gjetur zgjidhjen me optimale, dhe per ta zbatuar ate sa me shpejte ne praktike.

Tashme ka ardhur koha qe te mendohet seriozisht per burimet njerezore dhe kulturen e sherbimit para se mikpritja tradicionale shqiptare te komercializohet e te transformohet ne kulturen e moskujdesit, sherbimit te dobet, apo zhvatjes se klientit, duke perballur pasojat e pariparueshme te moskthimit dhe rrjedhjes se numrit te turisteve.

Luan Dervishej
Master Shkence ne Menaxhim Nderkombetar per Hoteleri dhe Turizem

Kliton Gërxhani
Student ne degen e Manaxhimit dhe Konsulences ne Turizmin Nderkombetar,
Holland

Sunday, August 10, 2003

"Faji i fqinjit apo nje justifikim per te mbuluar paaftesine?" - Gazeta Korrieri 10/08/2003

Qe kur filloi të kthehej pak vemendja drejt turizmit shqiptar, Saranda po zinte vendin e pionierit te ketij turizmi. Ketu e kam fjalen me shume per turizmin e mbas viteve ’90, megjithese Saranda kishte krijuar nje emer te mire edhe per ate forme turizmi qe u zhvillua gjate komunizmit.
Jane shume faktore qe e favorizojne Saranden te jete epiqendra e turizmit shqiptar, te pakten deri ne kohet e sotme. Por ketu do fokusohem me shume ne dy faktore:(1) ne faktin e te qenit prane Korfuzit;(2) dhe ne produktin turistik qe Saranda dhe rrethinat ofrojne.
Fakti i te qenit prane Korfuzit ka anet e tij negative dhe pozitive. Eshte negative po te besojme ato qe thuhen ne disa mediat tona, qe fqinjet tane akoma vazhdojne te bejne nje reklame te keqe ndaj Sarandes (dhe Shqiperise ne pergjithesi), duke e paraqitur si te rrezikshme, shume te varfer, dhe pa ndonje interes per t’u vizituar.
Por për mendimin tim fqinjesia me Korfuzin, eshte dicka me shume pozitive, qe po te trajtohet ashtu sic duhet, mund te behet nje burim jetesor turistash (qe do te thote, edhe te ardhurash) te pakten per nje te ardhme te afert.

Le ta shikojme me konkretisht. Korfuzi eshte pjese e industrise Greke te turizmit, e cila eshte nje nga me te rendesishmet dhe më me tradite ne Mesdhe. Per vete kushtet qe ofron, Korfuzi nuk eshte zhvilluar si nje destinacion i turizmit masiv (si ishulli tjeter i Kretes psh) por si destinacion i turizmit kulturor dhe historik. Kohet e fundit aty po i kushtohet shume vemendje turizmit te bisnesit (nepermjet organizimit te konferencave te ndryshme), si dhe turizmit religjoz.
Te gjitha keto tregojne se turisti qe viziton Korfuzin, eshte turist i shtreses se mesme ose te pasur, pra me te ardhura te larta dhe kurioz per te mesuar dicka te re.
Kjo eshte edhe nje nga arsyet pse Korfuzi vizitohet jo vetem gjate mujave te plazhit, por gjate gjithe vitit.
Nga nje guide e fundit e Korfuzit, konstatohet se vetem nepermjet transportit ajror, ne vitit 2002 kete ishull e kane vizituar mbi 6 mije veta vetem gjate Janarit. Po kaq eshte numri i vizitoreve edhe gjate muajve te tjere te ftohte te Shkurtit dhe Marsit. Nderkohe qe ky numer rritet ne rreth 200 mije veta gjate cdo muaji te veres si dhe gjate tetorit. Kjo do te thote qe gjate gjithe vitit vetem ky ishull vizitohet nga mbi 1 milion vizitore Evropiane! Nje shifer qe do t’a kishte enderr Ministria jone e Turizmit.
Gati gjysma e tyre jane me kombesi angleze, pastaj vijne gjermanet, austriaket, hollandezet etj. Ketu nuk llogariten udhetaret nga vendet e tjera te botes, si dhe udhetaret qe vijne nepermjet mjeteve te tjera te transportit.
Per te mirepritur keta udhetare, ne Korfuz ekzistojne 412 hotele qe se bashku me apartamentet ofrojne rreth 70 mije shtreter.
Per ta kompletuar pamjen e nje destinacioni turistik serioz dhe profesional, duhet shtuar se autoritetet e turizmit ne ishull bejne nje marketing profesional per te reklamuar vlerat e Korfuzit ne kulture, histori, natyre etj. Ata reklamojne me forma te ndryshme te gjitha pikat turistike interesante, folklorin, festat dhe aktivitetet e ndryshme. Ne kete menyre perpiqen te theksojne faktin qe Korfuzi eshte interesant per tu vizituar gjate gjithe vitit dhe jo vetem gjate muajve te veres.
I theksova te gjitha keto, duke bere nje permbledhje te shume fakteve te tjera te cilat duhet te jene detyre e nje analize te autoriteteve lokale te turizmit te Sarandes, per te krijuar nje ide me te sakte te atyre turisteve te huaj nje-ditore qe vizitojne Saranden, dhe qe nuk bien nga qielli.
Saranda ka fatin e madh qe te gjendet 2.5 km larg nje oazi prej 1 milion turistesh ne vit. Eshte pika me e afert me nje vend turistik te zhvilluar perendimor.
Dhe ne vend qe te justifikohet per propoganden negative te fqinjit qe i prish pune, duhet te perfitoje sa me shume nga pervoja e tij, dhe te vlersoje seriozisht kete burim te jashtezakonshem turistash te huaj. Jo vetem numri i turisteve eshte i jashtezakonshem per normat tona, por c’ka eshte edhe me e rendesishme, sezonalititi i ardhjes se tyre kap gjithe vitin atje, c’ka do mundesonte edhe zgjerimin e sezonalitetit te turizmit ne Sarande dhe me gjere.
Numri me i madh i turisteve te huaj deri tani ne Shqiperi, megjithse nje-ditor, vijne nepermjet Korfuzit. Por po te shikosh shifrat qe jepen ne media, numri i ketyre turisteve qe vizitojne Saranden gjate nje viti, eshte pothuajse sa numri i turisteve qe vizitojne Korfuzin vetem gjate janarit! Ose e thene ndryshe, vetem rreth 1% e atyre turisteve qe vizitojne Korfuzin, guxojne te vizitojne Saranden! Kjo do mjaftonte per te kuptuar se sa shume eshte per t’u bere.

Nese sic e permenda dhe me larte, turisti qe viziton Korfuzin, eshte kryesisht turist kulture, karakteristike e te cilit eshte qenia gjithmone ne kerkim te dickaje te re, kjo ben qe nga ana e tyre te kete gjithmone interes per te vizituar te panjohuren, ne rastin tone Saranden, Shqiperine. Dhe eshte shume e rendesishme te kihet parsysh qe per shume nga keta, ky mund te jete kontakti i pare me Shqiperine e panjohur, ose te njohur per keq. Eshte shume e rendesishme, sepse prezantimi i pare i tyre me Shqiperine (Saranden) hedh bazat per nje vizite te mundshme te mevonshme (ose jo), me te plote, pra jo nje-ditore. Dhe per me teper, ata jane te prirur qe pershtypjet e tyre pozitive ose negative t’ja u percjellin miqeve te tyre.
Pra Saranda ne kete rast ka fatin te jete “porta” e Shqiperise, fytyra e saj, dhe sa me e bukur qe te jete kjo porte, aq me i madh do te jete tundimi i turistave per te vizituar te gjithe shtepine.
Mendoj se ky duhet te jete edhe kendveshtrimi sesi autoritetet lokale, por edhe Ministria jone e Turizmit duhet ta shikojne zhvillimin e turizmit ne Sarande.
Ne kete faze qe ndodhet turizmi yne tani, nje fushate agresive marketingu eshte jetike per te ndryshuar imazhin negativ qe te huajt kane per ne. Dihet tashme fondi i mjerueshem qe Ministria e Turizmit ka per promocionin e turizmit tone. Prandaj kerkimi i formave efikase per kanalizimin e fondeve te marketingut, do te ishte nje nga zgjidhjet e problemit te mungeses se ketyre fondeve. Ne rastin tone perqendrimi me i madh i vemendjes drejt permiresimit dhe reklamimit te produktit turistik qe Saranda ofron, do t’a lehtesonte pak kete ministri nga puna dhe fondet e medhaja qe do i duheshin per te zhvilluar format e ndryshme te marketingut, qe te bindte turistet e huaj te vizitojne Shqiperine. Po te permendim ketu vetem informacionin dhe reklamen qe Korfuzi ben nepermjet internetit, duhet thene qe Korfuzi ka faqen zyrtare te tij ne net, po ashtu faqe te tille ka edhe bashkija, prefektura, shoqata e agjenteve turistik te Korfuzit, shoqata e pronareve te vilave dhe apartamenteve turistike te korfuzit etj etj. Pra “problemi” i turistit atje nuk eshte tek informimi (si tek ne), por tek zgjedhja.

Por une jam i bindur qe roli me i madh ketu i takon autoriteteve lokale te Sarandes dhe vete sarandioteve. Ata e njohin me mire se kushdo se si mund te jape Saranda me te miren e vete, dhe cfare duhet permiresuar me shume.
Eshte e paimagjinushme qe per te disaten here, turistet e huaj qe vijne ne Sarande, te ankohen se lokalet jane te mbyllura gjate drekes. Qe nje mik merr guximin te te vizitoje shtepine (megjithe “tmerrin” qe sipas disave, fqinjet i kane treguar per ty), dhe ti nuk i hap deren se te flihet gjume, kete nuk ka llogjike qe ta pranoje. Edhe sikur ai turist te bleje vetem nje film fotografik, edhe sikur te shkruaj 5 minuta nje e-mail ne interent kafe, prape ia vlen t’a prishesh gjumin e drekes, kur mendon se ai turist iku i kenaqur, dhe do kthehet prape. Dhe te mendosh qe fqinji yt, megjithese shume me i pasur se ty, preferon te mos flej gjume, por ta mbaje lokalin hapur qe t’i marri ato leke te atij turisti per vete.
Eshte turp nese ata turiste nuk do kishin cfare te benin edhe ne ato pak ore qe do vizitonin Saranden. E si mund ti bindim keta turiste pastaj qe te vizitojne Shqiperine per me gjate?! Qellimi yne duhet te jete qe keta turiste t’i kenaqim ne maksimum ne ato pak ore, me qellim qe t’i kethejm ne turiste potencial tonin, per nje kohe me te gjate se disa ore, duke bere qe nga ta te fillojne te perfitojne jo vetem agjensite turistike apo njesite e shitjes, por edhe njesite e akomodimit.

Nese duam te terheqim sa me shume nga ai 1 milion turista, duhet qe te zgjidhim problemet e kushteve minimale te jeteses, si ujin, dritat, plehrat, ndertesat e prishura etj. Edhe per ndertimet e reja duhet te vendoset nje kohe limit dhe te ndalohen apo te mbulohen gjate sezonit te turizmit. Nuk mund ti themi nje turisti, hajde rehatohu ne hotelin tim, por nderkohe une do vazhdoj punimet me llac e tulla mbi dhomen tende. Aq me teper kur mendon seriozitetin me te cilin trajtohet ai turist nga fqinji yne.

Nese ne turin nje-ditor te ketyre turisteve perfshihet Butrinti, Syri i Kalter, apo Ksamili, duhet qe ato pak kilometra rruge te rregullohen, sikur edhe me fondet lokale apo me kontributin e biznesmeneve qe perfitojne nga ardhja e turisteve. Nderkohe qe edhe vete keto qendra turistike, duhet te bejne perpjekje qe te permiresojne ne standarte bashkohore cilesine e produktit qe ofrojne.
Kurse qeveria mund te shikoje permiresimin e rruges Sarande-Gjirokaster, gje qe do e zgjeronte viziten e ketyre turisteve edhe drejt ketij qyteti muze, per te cilin interesi eshte i madh, por qe pengohet nga nje lidhje e shpejte me Saranden. Kjo do sillte edhe viziten e te huajve drejt nje qyteti te dyte me ne brendesi te Shqiperise, duke i terhequr pak nga pak drejt qyteteve te tjera me vlera kulturore.

Duke eleminuar ne maksimum keto probleme dhe duke nxjerr ne pah vlerat e verteta te Sarandes, do fillojme te kalojme nga faza e kenaqjes me ata pak turiste qe vijne, ne fazen e konkurences se ndershme me fqinjin per ndarjen e ketij tregu turistash.
Le te fillojme te mendojme se si mund te shfrytezojme te gjitha potencialet qe shpeshhere i kemi “dhurate” nga te tjeret. Le te mesojme nga pervoja dhe suksesi i fqinjeve, dhe pse jo, te bashkpunojme me ta per te terhequr me shume turiste.

Kliton Gërxhani

Student ne degen e
Manaxhimit dhe Konsulences ne Turizmin Nderkombetar,
Holland

Thursday, June 26, 2003

"Sa vemendje i kushtohet turizmit shqiptar?" - Gazeta Shekulli 26/06/2003

Kohet e fundit flitet shume per rendesine qe turizmi ze ne ekonomine e vendit. Ne fakt eshte folur nga te gjitha qeverite qe kane ardhur ne pushtet mbas ’90-tes. Por po te shikosh realitetin, bindesh qe eshte thjesht PROPAGANDE.
Per dike qe eshte ne kontakt me zhvillimet e turizmit shqiptar, pyetja me e veshtire per ti dhene pergjigje eshte: Pse nuk po zhvillojme turizmin tone, pse ritmet e zhvillimit jane shume me te ulta krahasuar me te gjitha vendet e Evropes Lindore?

Nese do perdorja metaforen e te futurit te trenit ne shinat e duhura, ku treni simbolizon turizmin shqiptar dhe shinat rruget e duhura te zhvillimit, do thosha qe turizmi jone aktual jo vetem qe nuk mund te quhet tren por karroce me qerre, por mbi te gjitha nuk ecen as ne shina por ne nje rruge me balte.

Per te pare sesa vemendje i eshte kushtuar dhe i kushtohet turizmit tone, mjaft qe te shikojme sesa buxhet i eshte lene Ministrise se Turizmit. Sepse sa per ligje e dekrete nuk jemi keq. Por ato ngelen fjale ne leter.
Ajo qe duket eshte qe Ministria ka dy departamente ne strukturen e saj, ne vend te 4-5 qe kishte ne fillim te viteve ’90, dhe qe personeli i eshte pergjysmuar ne krahasim me po ato vite. Pse valle? Mos problemet e turizmit jane tashme te zgjidhura dhe nuk kemi nevoje per me shume personel?!

Ne nje interviste te Ministrit tone te Turizmit lexova qe homologu i tij rumun i ishte qare qe qeveria e tij i kishte lene vetem 5 milion dollar fond per promocionin e turizmit rumun. Nderkohe Ministri yne e permendte kete fakt si per te treguar qe “mos u qaj se ka dhe me keq”.
Por si duhet ti marrim atehere tollumbacet per vemendjen qe i kushtohet turizmit shqiptar, kur ne as qe nuk guxojme te permendim qindarkat qe i lihen promocionit? Qe jo vetem qe nuk ngelet ndonje lek per faqen e Ministrise ne internet, por as per t’u krijuar akses interneti zyrtareve te Ministrise (kur nderkohe edhe nje agjensi turistike me dy karrige e gezon kete “luks”)? Kur per shkak te ketij buxheti qesharak (ne fakt “buxhet” tingellon fjale e madhe; me e pershtatshme ne kete rast duhet te ishte “pare xhepi”) e reduktojme prezencen tone ne panairet nderkombetare te turizmit, i reduktojme materialet promovuese per t’u paraqitur ne to, nuk kemi fuqi te paguajme specialiste te fushes te japin kontributin e tyre, etj, etj?

Me falni z. Minister, por a nuk duhet te jeni ju ai qe t’i kerkoni me ngulm shefit tuaj t’ja u rrisi kete buxhet, edhe sikur te rrezikoni postin (ne fakt nuk e di cfare kenaqesie pune mund te ndjehet ne nje Ministri pa buxhet?!)?
E keni menduar ndonjehere qe nuk eshte thjesht ceshtje “mungese fondesh” por ceshtje interesi, sepse keta shefa, per show nxitojne te dorovisin futbollistet tane ne rast fitoreje me shperblime prej mbi 200 mije dollaresh (nderkohe qe shuma te tilla do te ishin enderr ne Ministrine tuaj)?.
Natyrisht, nje fitore e tille do te ishte ne nje fare menyre edhe reklame pozitive ne bote. Por e para, keto fitore jane te veshtira per t’u arritur, dhe efektet e tyre do te ishin te shkurtra. Nderkohe, nese keto leke do perdoreshin per promovimin ne turizem, efekti do ishte i garantuar dhe shume me i gjate ne kohe. Dhe ky eshte vetem nje shembull per te treguar sesi gjenden leket kur shikojme perfitime afatshkurtra, edhe ne nje buxhet te nje qeverie te varfer.

Mungesa e kesaj vemendje nuk eshte semundje vetem e qeverise aktuale, por ka qene, me pak ndryshime, nje problem i te gjithe qeverive tona. Te gjitha “jane kujtuar” per turizmin kur fillonte vera, pa u munduar te zgjidhin problemet e moszhvillimit te tij gjate gjithe vitit. Si shpjegohet qe nje nga problemet kryesore te tij, ajo e pronesise se tokes, akoma nuk po zgjidhet?! Dhe ky problem ekziston prej vitesh.
Si shpjegohet fakti grotesk qe Ministri i Turizmit thirret ne interpelance nga nje deputet i partise se tij?! Po opozites nuk i intereson se cfare behet me turizmin?! Apo jane shume te zene me mullinjte me ere te nje bashkie, fitorja ndaj te ciles, mendojne se mund t’u jape me shume perfitime para zgjedhjeve, sesa rregullimi i qerres se turizmit?
Si shpjegohet qe konsiderohet “sukses” qe kete vit do mblidhen me rregullisht taksat nga sipermarrjet private, kur kjo duhet te ishte gjeja me e zakonshme ne bote? Ndoshta do te ishte mire qe me ne fund pas 10 vjetesh, ky bashkepunim i Ministrise se Turizmit me ate te Financave per vjeljen e ketyre taksave mos te permendet si sukses, por si detyre elementare.
Po per nje bashkepunim me Ministrine e Kultures per nxjerrjen nga balta dhe kthimin e monumenteve tona te kultures ne produkte atraktive turistike, a eshte menduar ndonjehere?
Po per nje bashkepunim me Ministrine e Arsimit per stimulimin dhe ngritjen e shkollave te larta profesionale te turizmit, qe te pergatisim jo vetem kamariere apo guzhuniere, por edhe brezin aq te domosdoshem te manaxhereve?
Po per nje bashkepunim me Ministrine e Puneve te Jashtme per te promovuar Shqiperine nepermjet ambasadave tona (qe merren gjate gjithe vitit vetem me pergatitjen e nje feste kombetare...), ne cdo moment dhe vend qe iu jepet mundesia?
Po per nje bashkepunim me Ministrine e Rendit per te shtuar atmosferen e sigurise ne vend, qe turisti te ndjehet me te vertete si mik?
Dhe jam i detyruar t’ju kujtoj, qe Ministrite dhe Ministrat qe permenda jane te se njejtes parti dhe kane te njejtin program dhe interesa!

Ne nje takim qe pata me nje nga funksionaret e Ministrise se Turizmit, i pakenaqur nga disa kritika te meparshme te mijat ne media, me tha: “...ishte me mire kur nuk punohej me pare, sepse nuk kishit cfare te kritikonit. Kurse tani qe ne mundohemi te bejme dicka, kritikohemi.”
Zoti funksionar, nese sipas jush me pare nuk punohej, nuk besoj se eshte e veshtire qe te dini se c’mund te mendoj per dike qe paguhet nga taksat qe paguaj une apo prinderit e mij, dhe qe nuk ben ate qe i eshte ngarkuar te bej. Kjo eshte thjesht vjedhje, dhe per ata njerez nuk mund te kem vecse percmim.
Nese ju punoni, duhet te jeni i lumtur qe ka njerez qe ndjekin ecurine e punes tuaj dhe te dikasterit tuaj, ne vend qe te punonit dhe askush te mos ju kushtonte vemendje. Nuk mund t’i mohoj perpjekjet tuaja per te bere dicka. Por une mendoj qe rezultatet qe mund te arrihen mund te jene shume me te medha. Apo ndoshta ky eshte mentaliteti i pergjithshem i punes ne administraten shqiptare: le te bejme aq sa na thone shefat, mjaft qe te mos na ngacmoj njeri.
Jane te pakte ata qe ecin kunder kesaj rryme, qe punojne fort, dhe tregojne rezultate edhe kur i kritikojne. Por mos u trembni nga kritika zoti funksionar. Nese punoni dhe keni rezultate, shume shume do t’ju ngrejne ndonje komision te tipit ”Rama”, i cili ne vend qe t’ju rrezikonte vendin e punes, do t’ju rriste mundesite per te bere karriere.

Zoterinj politikane, ne gjendjen qe eshte katandisur turizmi yne, nuk mund te beje mrekullira as nje minister turizmi qe nderrohet cdo muaj, dhe as nje ministri e pergjysmuar turizmi. Ne vazhdojme te jemi ne fazen e andrrave te nje kostumi te shqyer, kur nderkohe na duhet te bejme nje kostum krejt te ri. Dhe ky kostum behet vetem duke mbledhur rrobaqepesit me te mire qe kemi, dhe jo kepucare, minatore, doktore apo pijanece qe dine vetem te qepin ndonje pulle. Se tek e fundit, ate kostum nuk e shikojne si te tyren, sikur do ta veshin vete.
Ata qe jane te kenaqur me kete gjendje te turizmit tone, ose e bejne me qellim qe te mbulojne anet negative, per qellime te caktuara, ose nuk kane pare me shume dhe krahasimin e bejne me vetveten (ministrite dhe ministrat e paraardhshem). Por nese po pergjerohemi qe te na fusin tek oborri i familjes Europiane, atje nuk mund te veshim kete kostum qe vjen era urine dhe qe eshte tere zhele. Atje krahasimet do i bejme me kostumet e fqinjeve, sepse ndryshe nuk do te na e hapin as deren e atij oborri, pa le per t’u futur brenda ne shtepi qe as behet fjale.

Kliton Gërxhani

Student ne degen e
Manaxhimit dhe Konsulences ne Turizmin Nderkombetar,
Holland

Friday, January 24, 2003

'Refleksione nga nje panair turizmi' - Gazeta Shekulli 24/01/2003

Si cdo vit gjate qendrimit tim ne Holland, edhe kete here nuk mund te lija pa vizituar ngjarjen me te rendesishme te turizmit ketu, Panairin e Utretit. Ky Panair eshte nje nga me te medhat ne Europe dhe dihet qe tregu hollandez eshte nje nga me atraktivet per bisnesin e turizmit sepse turisti hollandez pervec se eshte nje turist me te ardhura te larta, ka edhe avantazhin tjeter qe shkon me pushime me shume se njehere ne vit ne vende te ndryshem te botes.
Pervec interesit profesional, arsyeja tjeter qe me ka shtyre te mos mungoj ne kete Panair ka qene perfaqsimi ne te i Shqiperise. Qe para se ta vizitoja Panairin kontrollova ne internet nese Shqiperia perfaqsohej ne te por nuk e gjeta. Pyeta tek qendra e informacionit kur hyra ne Panair, nese kishte ndonje sektor ku perfaqsohej Shqiperia, por edhe ata pasi kontrolluan me thane se nuk perfaqsohej. I merzitur mendova qe “tradita” jone nuk qe prishur, sepse dy vjet me pare mezi gjeta diku nje stend te vogel shqipetare pa perfaqsues ne te dhe vetem disa postera, kurse vjet nuk mund ti gjeja gjekundi...
Keshtu qe fillova te shikoja me se ishin paraqitur fqinjet tane te Ballkanit dhe te Mesdheut. E fillova me viziten ne stenden e Maqedonis qe eshte prezantuar ne te treja heret qe une kam qene ne kete Panair, nga Ministria e Turizmit, dhe qe stenden e ka patur gjithmon prane vendeve te Mesdheut !!! (qe mua me duket nje zgjidhje taktikisht shume e zgjuar nderkohe qe nuk ka dalje fare ne Mesdhe.) Atje, per cudine time me te madhe, me than qe edhe Shqiperia perfaqsohej diku jo ne stendat e Mesdheut, jo ne ato te Evropes Lindore apo te Ballkanit por...ne stendat e Vendeve te Largeta!!!(si vende te Azise, te Afrikes etj). Arsyeja ishte shume “e thjesht”: ne ato stenda paraqitja sponsorizohej nga nje organizate...
Nuk prita me dhe nxitova te gjeja stenden tone tek “Vendet e Largeta”, por si edhe me pare per fatin tim te keq atje gjeta vetem disa postera...Shqiperia perfaqsohej nga Albturizmi. I zhgenjyer pyeta maqedonsin qe kishte vizituar stenden tone me pare se cfare ofronin tek stenda jone, pra me cfare ishin paraqitur ket vit, dhe ai me tregoi disa fletepalosje qe i kishin dhene dhe qe une i kisha pare qe prej 3-4 vjetesh...
Ne ndryshim me ate qe une pash para dy vjeteve ne stenden tone, ishte shtuar posteri “i famshem” i vajzes me fustan te kuq qe ka kethyer kurrizin, gje qe per koincidence simbolizon ne menyre perfekte turizmin tone ne mardhenie me vizitoret. Pra ne “pa dashje” vazhdojm tu themi vizitoreve:”Na vjen keq por edhe kete vit po ju kethejme kurrizin...”. Nga ana tjeter si per ironi ne ate poster shkruhej: ”Zbuloni (njihni) Shqiperine” nderkohe qe ato fjale me perforcuan mendimin se ne duhet ta zbulojme njehere vete Shqiperin sepse me ate prezantim qe po i bejme tregojme se akoma nuk po e njohim ashtu sic duhet...

Kjo paraqitje e ulet (e radhes) si dhe paraqitja dinjitoze e fqinjeve tane, me bene te revoltohem ne fillim, por me vone revoltimi mu kethye ne nje shije te trishtueshme.

Ne fillim u revoltova per ate paraqitje te pakuptimt te nje agjensie qe megjithse nuk merret vesh nese ekziston akoma apo eshte shperbere, praktikisht funksionon me mire sesa Shoqata (legjitime) e Agjensive Turistike!!!
Nga ana tjeter po mendoja nese ja vlen te paraqitesh kot, apo te mos paraqitesh fare kur nuk ke se cfare te ofrosh. Duke menduar te gjeja fillimin e problemit, llogjika ndiqte nje spirale qe me conte tek e njejta pike sa e dobet aq edhe e rendesisheme ne turizmin tone: tek drejtuesit kryesor te turizmit apo me fjale te tjera, tek Ministria e Turizmit.
Ne radhe te pare kjo Ministri duhet te paraqitej vete ne keto panaire te rendesishme ashtu si homologet e veta. Qe te paraqitet vete, duhet te ofroj nje ose disa produkte turistike. Por qe te krijohet nje produkt turistik, Ministria duhet te hartoj strategji per drejtimin qe do marri zhvillimi i turizmit ne vendin tone, duhet te stimuloj investitoret vendas dhe te huaj qe te investojne ne nje forme te caktuar te turizmit, ne perputhje me strategjine e hartuar, e cila duhet te marri ne konsiderate faktoret tone te brendeshem ekonomik, social, kulturor dhe natyror. Dhe ketu qendron problemi kryesor. Pra pasi te hartohet nje strategji jetegjate ku te merren parasysh te gjithe faktoret e permendur me siper, dhe me e rendesishmja, pasi te zbatohet ajo, do jete me e lehte per te reklamuar produktet e saj jo vetem nga ana e Ministris por edhe nga vete agjensite turistike.

Nje strategji e mire (megjithse per mendimin tim-jo e plote) ishte hartuar tashme me ndihmen e GTZ por qe nuk u zbatua asnjhere...Tani nga nje intervist e Ministrit te Turizmit mesojme se jane ne hartim e siper te nje strategjie te re. Sic e permenda me siper, nuk eshte se strategjia e meparshme nuk kishte nevoje qe te permiresohej por kush na garanton se edhe strategjia e re nuk do pesoj fatin e te pares?
Kemi mbi 10 vjet qe nuk po i japim nje drejtim te caktuar turizmit tone. Kemi vite qe kujtohemi per turizmin vetem disa jave para se te filloj sezoni i tij. Pervoja e vendeve te zhvilluara ne turizem tregon qe per sezonin e veres te ketij viti, fillohet te punohet qe ne mbyllje te sezonit te vitit te shkuar, pra rreth Gusht-Shtatorit. Nderkohe qe ne nga Nentori menduam vetem te prishnim ndertimet e paligjshme dhe ne Janar po flasim per hartimin e nje strategjie te re!!!
Por per te rindertuar kur do fillojme?! Cfare do u ofrojme pushuesve ne kete vere pervec se disa akomodime ilegale me pak?!!
Fakti qe mendojme te hartojme nje strategji te re ne Janar te ben te mendosh qe zbatimi i saj (nese do ndodh ndonjehere) mund te japi disa efekte te vogla vetem ne vitin tjeter. Perseris pyetjen: Po per kete vit cfare ka menduar Ministria jone e Turizmit?! Do veme prap nje jave para se te filloj sezoni, tu pergjerohemi vellezerve tane kosovare te na vijne per pushime qe te mos na deshtoj sezoni? Jemi te sigurt qe me ato qe u ofrojme do na pergjigjen perseri me entuziazmin e vitit te kaluar?!

Jane shume pyetje qe presin qe Ministria e Turizmit t’u japi pergjigje. Ashtu si une ka dhe shume te tjere te interesuar (shqipetare dhe te huaj) te marrin informacion nga kjo Ministri se cfare eshte bere, cfare po behet, dhe cfare eshte planifikuar te behet ne fushen e turizmit shqipetar.
Ftesa e Ministrit te Turizmit ne artikullin e tij tek Shekulli per nevojen e shkembimit te mendimeve me te interesuarit e tjere ne turizmin tone, eshte per tu pergezuar, por se pari une mendoj se ky shkembim mendimesh duhet te behet jo ne median e zakonshme por ne nje media te specializuar sic mund te jete faqa ne internet e Ministris, e cila vazhdon te mos funksionoj megjithse kritiken e shpesht per te ne shtyp. E kam te pamundur te gjej arsye te mungeses se asaj faqeje dhe nga pervoja them qe mungesa e saj eshte rast unik(negativ) ne llojin e vet, dhe qe bene qe i vetmi burim kontakti ta izoloj kete Ministri nga shume te interesuar mbi aktivitetin e saj, brenda dhe jashte vendit. Nuk eshte me normale qe per te marr vesh aktivitetin e Ministris se Turizmit duhet te kontrollosh gjithmon shtypin shqipetar deri sa te “zbulosh” dicka...
Nje forme tjeter komunikimi apo informimi do ishte edhe botimi i nje periodiku nga ana e kesaj Ministrie, por qe kur mendon mungesen e pallogjikshme te faqes ne internet, kjo e fundit duket nje “luks”.
Gjithsesi e perseris qe, ftesa per dhenie mendimi mbi te ardhem e turizmit tone - te cilin une e konisderoj si nje ftese bashkpunimi me te gjithe palet e interesuara – mund te jete nje pike kethese per fatet e turizmit tone. Eshte pikerisht mungesa e bashkpunimit dhe e dijeve qe e kane lene turizmin tone ne nje stad kaq te prapambetur.

Une se bashku me disa te rinj te tjere, shqipetare dhe te huaj, te interesuar ne zhvillimin e turizmit tone, kemi krijuar Klubin Shqipetare te Turizmit dhe jemi duke kontribuar tashme nepermjet artikujve ne media, mbi problemet e turizmit tone dhe rruget e mundeshme te zgjidhjeve. Nga reagimet tona te fundit ne media, mund te permend shkrimet e shumta qe botuam kunder ndarjes se zones se Adriatikut dhe Jonit, respektivisht ne zona te turizmit masiv dhe te elites, gje qe per fat te keq pame qe u konfirmua edhe ne intervisten e Ministrit te Turizmit.
Ne jemi te hapur per te bashkpunuar me te gjithe te interesuarit ne kete fushe dhe e konsiderojme kete bashkpunim shume te rendesishem. Per kete kemi patur reagime pozitive dhe mbeshtetje nga shume personalitete te turizmit dhe politikes, si te huaj edhe shqipetare.
Le te kontribuojme se bashku ne ndertimin e nje turizmi shqipetare modern dhe jetegjate qe te mos prezantohemi me ne “Vendet e Largeta” por atje ku na takon.


Kliton Gërxhani

Student ne degen e
Manaxhimit dhe Konsulences ne Turizmin Nderkombetar, Holland