My Motivation Quote


"It is no use saying, 'We are doing our best.' You have got to succeed in doing what is necessary." ~ Sir Winston Churchill


Thursday, February 12, 2004

"Menaxhimi i kalave dhe turizmi" - Gazeta Shekulli 12/02/2004

Para pak ditesh u botuan tek gazeta Shekulli dy artikuj mbi dhenien me qera te kalase se Ali Pashes ne Porto Palermo. Autorja fliste per nje skandal dhe tregonte qe te gjithe benin te paditurin, por nuk dilte e qarte se kush i kishte dhene keto objekte kulturore me qera. Nuk dua te futem ne anen ligjore te gabimeve qe jane bere nga persona (te panjohur?!) qe kane dhene ne menyre te parregullt me qera keto objekte, por do te uroja vetem qe keto objekte mos t’u jene dhene personave qe neser te na dalin “pa pritur e pa kujtuar” te lidhur me aktivitete kriminale, sic po ndodh kohet e fundit. Po ashtu, nuk do te futem as ne trajtimin e vlerave historike dhe kulturore te ketyre objekteve pasi ky nuk eshte specialiteti im, por do te doja qe kur te flitet per objekte te tilla t’u jepet vlera e tyre e vertete dhe vendi qe ato zene si ne raport me kulturen kombetare ashtu edhe ate nderkombetare. E them kete, sepse mendoj qe shpesh ekzagjerohet ne pershkrimin qe u behet ne media ketyre objekteve, gje qe bie shume ne kontradite me vleresimin, mirembajtjen dhe pasurimin e tyre te vertete. Gjithsesi sensibilizimi i Ministrise se Kultures per ceshtjen e dhenies me qera ne menyre te parregullt te monumenteve te kultures eshte per tu pergezuar, por uroj qe kjo te sherbeje si shtyse per ta pare kete ceshtje ne nje kendveshtrim me te gjere.
Pra duke lene menjane dy ceshtjet qe permenda me siper, do desha te perqendrohesha tek vlera e ketyre objekteve ne lidhje me turizmin dhe tek menaxhimi i tyre.

Ne jemi te vetedijshem qe na mungojne objekte turistike te klasit te pare, apo te kategorise “A” sic quhen ndryshe. Pra ne nuk kemi objekte kulturore dhe historike te nivelit te Koloseumit apo Akropolit, nuk kemi objekte fetare te nivelit te Tempullit te “Sagrada Famila”- kryevepres se Gaudit, apo Xhamise Blu ne Stamboll, ashtu sic nuk kemi as ndonje veper arkitektonike te nivelit te Kulles Eifel. Keto jane vetem nje perqindje e vogel e pasurise kulturore te fqinjve tane, qe secila me vete terheq shume here me shume turista ne vit sesa numri i turisteve qe viziton vendin tone.
Nga te gjitha objektet turistike qe ne kemi, vecohet disi Butrinti, por qe gjithsesi eshte akoma larg maksimumit te percjelljes se vlerave te tij. Ndersa per te gjithe objektet e tjera na duhet qe para se te flasim per “perla”, te behemi realist dhe te mendojme si mund t’u nxjerrim dhe paraqisim vleren e vertete qe ato kane.

Kalate
Per mendimin tim, kur flasim per produktin turistik me karakter historiko-kulturore ne Shqiperi, kalate kane potencialin me te madh per te zene vendin me te rendesishem. Duke patur parasysh madhesine e territorit te vendit tone, mund te thuhet qe ne kemi nje numer te konsiderueshem kalash te cilat jane te shperndara pothuajse ne menyre te rregullt ne te gjithe vendin. Pozicioni i tyre dominues, kryesisht mbi qytetet tona, historia qe mbartin me vehte, si dhe shumellojshmeria e tyre mund t’i ktheje ato ne objekte terheqese te nje rendesie te vecante per turistet e kultures. Por per te arritur deri aty duhet shume pune. Te gjithe jemi deshmimtar te gjendjes se mjerueshme te shume objekteve te tilla. Shkaku i kesaj gjendje eshte mbi te gjitha mungesa e fondeve, por edhe mungesa e vemendjes. Gjendja e mjerueshme e tyre nuk duhet te jete vetem shqetesim i Institutit të Monumenteve të Kulturës (IMK), por i vete qeverise tone. Ne situaten qe ndodhen keto objekte, duhet nderhyre sa me shpejt me qellim qe ato te kthehen nga nje vend i preferuar i bagetive, (dhe qe shpejt mund te kthehen ne nje grumbull guresh), ne monumente te krenarise kombetare per te cilat do te kemi kenaqesi t’ja u tregojme edhe vizitoreve te huaj.

Menaxhimi
Une mendoj se zgjidhja e ketij problemi vjen vetem nga vleresimi i duhur i ketyre objekteve nga institucionet perkatese, dhe mbi te gjitha vjen nga nje menaxhim profesional. Nese fondet per mirembjatjen e tyre mungojne, dhenia me qera eshte nje nga zgjidhjet me optimale ne kushtet e sotme. Por per dhenien me qera, nuk mjafton vetem nje ligj qe e lejon kete. Mbi te gjitha duhet te kete nje strategji (p.sh. 5-vjecare) mbi ate qe ne kerkojme te ndodhe me keto objekte per nje peruidhe te caktuar. Faza e pare e kesaj strategjie duhet te jete mirembajtja e ketyre monumenteve te kulures, por ne duhet te kalojme gradualisht ne fazen tjeter te rendesishme: ate te zbulimit dhe shtimit te vlerave te ketyre objekteve.
Per hartimin e nje strategjie te tille duhet te marrin pjese si Ministria e Kultures dhe IMK-ja, ashtu edhe Ministria e Turizmit. Kjo ministri duhet te shikoje tek keto monumente kulturore nje nga produktet kryesore te turizmit tone kulturor.
Ne baze te kesaj strategjie duhet te behet edhe dhenia me qera e ketyre objekteve. Per kete qellim eshte mire qe te ngrihet nje komision me anetare nga te tre keto institucione qe te beje perzgjedhjen e personave privat qe duan te marrin me qera keto objekte.

Perzgjedhja e tyre te mos behet ne baze te shumes qe ata ofrojne per investim, por mbi te gjitha ne baze te projektit me te pershtatshem te investimit qe ata paraqesin. Pra qe ky investim mos te jete thjesht nje mjet per t’i sjelle fitime nje personi privat te caktuar, por qe te jete edhe nje element i ri funksional ne teresine e objektit. Nese specialistet e konsiderojne te nevojshme, te behet edhe nje trajnim i personit te perzgjedhur ne lidhje me njohjen e situates dhe mirmbajtjen e objektit, si dhe te monitorizohet rregullisht aktiviteti i tij nga keta specialiste.

Zbulimi dhe shtimi i vlerave
Institucionet perkatese duhet te bashkepunojne me sektorin privat ne pasurimin e vlerave te kalase se dhene me qera. Ato duhet ta pajisin privatin me materiale te ndryshme informuese dhe promovuese mbi kalane perkatese. Keto mund te jene libra, revista, fletepalosje etj. Privati duhet te jete i detyruar te ngreje nje ministende ku te reklamoje keto materiale. Ketu e kam fjalen per kalate e vogla qe nuk kane muzete e tyre. Te ardhurat nga keto materiale t’i kalojne IMK-se dhe ndoshta nje perqindje e vogel t’i kaloje privatit per t’i rritur interesin per shitjen e tyre.
Pike tjeter e rendesishme ketu eshte venia e pllakatave me nje pershkrim te historise se kalase si ne shqip ashtu edhe ne anglisht. Po ashtu duhet pare mundesia e venies se stemave heraldike.
Nje nga kriteret per dhenien me qera duhet te jete edhe qe ndertimet qe do te beje subjekti privat t’i pershtaten karakteristikes (arkitektures) se objektit ku investohet.

Avantazhet qe mund te vijne nga privati jane mbi te gjitha, mbrojtja e objektit dhe mirembajtja e tij. Ai duhet te jete i interesuar edhe qe te permiresoje rrugen qe te con tek kalaja, ose te mendoje per organizimin e transportit me minibusa nga qendra e qytetit tek kalaja, ne rastin kur ky mungon, per te terhequr klientet. Po ashtu mund te investoje ne ndricimin e jashtem dhe te brendshem sidomos kur flitet per kala te vogla.
Perfitimi i dhenies me qera eshte i dyanshem:
1. privati investon ne nje objekt historiko-kulturor qe ka nje emer dhe rendesi te vecante, gje qe i lehteson reklamen dhe gjetjen e klienteve.
2. Shteti perfiton nga te ardhurat financiare per mirmbajtjen dhe vleresimin e objektit.
Nga ana tjeter, nese ne nje kala do te krijohet mundesia per kalimin e kohes se lire, ajo do te jete terheqese jo vetem per te huajt por edhe per vendasit, gje qe do te shtoje edhe interesin e tyre per te njohur historine e ketyre objekteve ne vecanti, dhe historine e te pareve tane ne pergjithesi.

E rendesishme eshte edhe vecimi i kritereve per dhenien me qera te objekteve te ndryshme kulturore ne baze te madhesise dhe rendesise se tyre. Nuk mund te vihen te njetat kritere per marrjen me qera te kalave te Beratit, Gjirokastres apo Rozafes, dhe kalave te tjera. Per grupin e pare duhet te kete rregulla me te rrepta dhe qera me te larte per m2, kurse per kalate e tjera duhet te kete me shume fleksibilitet.
Ne Perendim arrihet deri aty sa objekte kulturore qe terheqin pak vizitore dhe kane kosto te larte mirembajtje, u shiten privateve. Madje shpesh procesi i privatizimit shtrihet edhe me gjere, sic ndodh ne vende te Evropes veri-perendimore (si Hollande, Angli etj) qe shquhen per nje kulture te forte te decentralizimit. Kjo i ka bere te jene me rentabel pa e humbur komplet kontrollin mbi monumentet e kultures dhe te nderhyjne nese eshte e nevojshme. E kunderta ndodh ne vendet e Evropes jugore, ku inisiativat private jane me te pakta dhe ku monumentet e kulture konsiderohen si pasuri kombetare prandaj dhe nuk privatizohen. Kjo sjell gjithsesi probleme financiare ne mirembajtjen e tyre. Ne edhe pse bejme pjese ne grupin e dyte, nuk duhet te jemi te mbyllur ndaj fleksibilitetit dhe eksperiences se vendeve Veri-Perendimore, duke ruajtur balancen ndermjet efektivitetit te menaxhimit dhe ruajtjes se vlerave kombetare.

Si perfundim, pas dhenies me qera dhe krijimit te infrastruktures turistike, eshte shume e rendesishme qe Ministria e Turizmit te bashkepunoje me Ministrine e Kultures per reklamimin e ketyre objekteve nepermjet materialeve promovuese,videove, panaireve te ndryshme te turizmit, nepermjet medias, faqeve te interentit etj. Qellimi te jete qe nepermjet mirembajtjes, vleresimit dhe menaxhimit te duhur te kalave tona, te arrijme te krijojme kthimin e ketyre objekteve ne nje nga produktet tona me te rendesishme kulturore. Pervoja shume e mire e kalave te Lekursit, Petreles, Durresit etj.duhet te jete nje shembull pozitiv per ta stimuluar kete proces edhe ne kalate e tjera.



Kliton Gërxhani
I diplomuar ne degen e Manaxhimit dhe Konsulences ne Turizmin Nderkombetar, Hollande