My Motivation Quote


"It is no use saying, 'We are doing our best.' You have got to succeed in doing what is necessary." ~ Sir Winston Churchill


Friday, July 9, 2004

"Projektet dhe reagimi i turizmit" -- Gazeta Korrieri 09/07/2004

Kohet e fundit eshte pasqyruar nga media nje projekt i EDEM (Zhvillimi i Ndermarjeve Shqiptare dhe Sherbimet e Tregjeve te Eksportit) i finacuar nga USAID-i, mbi turizmin e interesit te vecante. Ne fillim dua te pergezoj inisiativa te tilla, sidomos kur keto projekte kane nje shtrirje te gjate kohore dhe nuk ngelen ne kuadrin e organizimit te nje konference. Dy probleme do te doja te trajtoja ne kete shkrim: se pari, objektivat qe ky projekt synon te arrije; dhe se dyti, sa i pergatitur eshte sektori privat dhe publik i turizmit per te mbeshtetur me tej inisiativa te tilla.
Dihet qe shumica e projekteve te ndermarra nga organizata te ndryshme synojne fillimin dhe stimulimin e nje pune e cila me vone duhet te vazhdohet dhe perfundohet nga vete palet e interesuara. Potenciali per zhvillimin e produktit te turizmit te vecante ne Shqiperi eshte i konsiderueshem dhe eshte per t’u pergezuar fakti qe EDEM u perqendrua ne kete lloj produkti duke theksuar shmangien nga produkti tradicional i plazhit.

Ajo qe te bie ne sy nga takimet e organizuara nga EDEM eshte deshira e madhe e shume aktoreve te turizmit shqiptar per te ndryshuar gjendjen aktuale te turizmit. Kjo deshire eshte aq e forte saqe kerkesat e shtruara ne keto takime shpeshhere i kalojne edhe mundesite reale dhe qellimet e ketij projekti. Kerkesa per ndryshimin e imazhit te Shqiperise, ndertimit te infrastruktures turistike, zyrave te informimit te turisteve, ndryshime dhe rikrijime te strategjive te turizmit etj etj (te gjitha keto detyra primare te Ministrise se Turizmit) jane mese te drejta dhe shume te rendesishme por qe nuk mund t’i zgjidhi kurre nje projekt i vetem i nje organizate te caktuar. Nga ana tjeter keto kerkesa tregojne gjendjen kaotike ku ndodhet turizmi yne dhe ata qe merren me te.
Ato mund te zgjidhen vetem nepermjet bashkpunimit te sektorit publik ( kryesisht te Ministrise se Turizmit), sektorit privat, dhe ndihmes teknike te organizatave te tilla. Perndryshe, qellimi i ketyre projekteve do te devijoje duke coroditur dhe rrezikuar edhe realizimin e synimit te tyre fillestar. Ajo qe une do prisja me shume nga ky projekt i EDEM-it eshte ndjekja e tij nga specialist te mirefillte turizmi te cilet pasi te kishin njohurit e duhura mbi gjendjen e turizmit tone si dhe te studionin opinionet e aktoreve te turizmit, te krijojnin nje plane pune mbi te cilen duhej ecur. Kurse tani vihet re me shume nje tendece e ekzagjeruar per te vleresuar mendimin e cdokujt gje qe sjell ate kaosin e permendur me siper.

Pse nuk ka sukses konkrete (te shpejte, sic mund te pritet nga shume) turizmi i interesit te vecante? Qe te kuptojme me mire problemin duhet te bejme nje sqarim ne konceptin e turizmit te interesit te vecante. Ky turizem, megjithese ne pamje te pare te krijon pershtypjen se eshte i nje shkalle te vogel, ne te vertete perbehet nga tre grupe te medha produktesh turistike: 1) turizmi kulturor dhe historik; 2) turizmi i natyres (rural, ekoturizmi, etj.); dhe 3) turizmi aktiv.
Turizmi kulturor dhe historik eshte me i konsoliduar ne Shqiperi sepse qe nga koha e Albturizmit eshte krijuar nje tradite dhe infrastrukture e tij. Historia dhe kultura jane elemente unike te cdo vendi, pra edhe te Shqiperise. Ky faktor eshte ai qe i terheq me shume turistet e huaj pra dhe e ben pak me te lehte gjetjen e klienteles.
Persa i perket turizmit te natyres apo atij aktiv, megjithese me nje potencial te konsiderueshem ne Shqiperi, nuk jane shume unik per turistet e huaj (keto dy lloje turizmi mund te gjenden ne cdo vend te botes ne forma pak a shume te ngjashme).
Keto jane disa nga arsyet pse dhe turizmit te interesit te vecante i duhet dhene koha dhe assistenca profesionale e mjaftueshme qe te fillojme te shikojme frytet e para. Mbi te gjitha duhen gjetur format e bashkepunimit ndermjet subjekteve qe ofrojne segmente te ndryshme te ketij turizmi per te krijuar infrastrukturen e nevojshme.
Edhe nje here jane per t’u vleresuar perpjekjet e ketyre projekteve te rralla mbi turizmin, mbi te gjitha per tendecen per te organizuar aktoret e turizmit. Por nga ana tjeter le te jemi realist: agjensite turistike do t’i vendosin energjite e tyre atje ku dhe shohin fitim me te sigurt dhe te shpejte - tek shitja e biletave ne rastin me te keq, dhe tek nisja e turisteve shqiptare jashte shtetit per pushime, apo tek organizimi i atyre tureve sporadike me te huajt qe duan te vizitojne Shqiperine. Ne pergjithesi, niveli profesional i drejtuesve te subjekteve turistike nuk eshte aq i larte saqe te rrezikohet per te hedhur bazat e te ardhmes se biznesit te tyre.

Gjithesesi une vleresoj kete inisiative per t’u organizuar sepse ne kete perpjekje ka deshtuar prej kohesh Ministria e Turizmit por edhe dy shoqatat ne leter te Agjensive te Turizmit dhe te Hotelierve. Problemet e sektorit privat te turizmit jane te shumta dhe krijimi i ketyre dy shoqatave teorikisht duhet te sherbej per te ndihmuar ne zgjidhjen e ketyre problemeve. Fakti me i thjeshte qe cmimet e ofruara nga turizmi shqiptar jane shume me te larta sesa ato te konkurrenteve te huaj, dhe mbi te gjitha qe keto cmime nuk justifikojne aspak produktin qe ofrohet, tregon se problemet vazhdojne te ngelen te pazgjidhura. Keto dy shoqata duhet te kujdesen per mbeshtetjen e sektorit privat nga shteti dhe organizimin e ketij sektori ne menyre qe te behet konkurues ne tregun e turizmit.
Nisma e EDEM-it per te stimuluar turizmin e interesit te vecante mund te shihet edhe si nje ngacmim per te dale nga shabllonet e turizmit te deritanishem. Nga ana tjeter duhet te jemi realist per ate qe duam te arrijme nga ky lloj turizmi, sepse pa u konkretizuar akoma ne formen normale te nje biznesi turistik, po fryhet shpesh ne media nga pseudo-specialiste turizmi apo pseudo-gazetare sensacionesh sikur po arrijme suksese te medha dhe perspektiva eshte e ndritur. Kemi arritur deri aty sa tema e turizmit po kthehet ne nje teme per te mbushur show-et televizive, kur nderkohe atje ku duhet me te vertete diskutuar nuk vemi, sic ndodhi psh ne konferencen e fundit mbi kete lloj turizmi te organizuar nga EDEM, ku Ministria e Turizmit ishte e vetmja qe nuk u perfaqesua as nga Ministri as nga zv/Ministri.

Problemi i fundit dhe me i rendesishmi eshte demi qe shkaktohet nga imazhi jo i mire apo joekzistent i Shqiperise ne tregun nderkombetar turistik. Nderkohe qe ne nuk po bejme asgje per permiresimin e ketij imazhi, ai ka shfaqje te perkeqesimit (sic ndodhi me artikullin e gazetes angleze “The Guardian” qe deklaronte se Tirana eshte kryeqyteti me ajer me te ndotur te Evropes). Me gjithe deshiren utopike te aktoreve te turizmit per te ndryshuar gjithcka pa nevojen e shtetit, duhet te pranojme qe ndryshimi i imazhit te nje vendi eshte nje nderrmarje kolosale, e studiuar mire nga specialistet perkates per te perzgjedhur format e duhura te marketingut dhe qe kerkon investime te medha financiare. Pra megjithese puna e Ministrive te deritanishme te Turizmit dhe interesi i shtetit mbi turizmin le shume per te deshiruar, vetem nje bashkepunim i ketij sektori me ate privat mund te arrije rezultatet e deshiruara ne ndryshimin pozitiv te imazhit te Shqiperise. Kjo do e bente shume me te lehte futjen ne treg te produkteve te tilla te reja si turizmi i interesit te vecante.



Kliton Gërxhani
I diplomuar ne degen e Manaxhimit dhe Konsulences ne Turizmin Nderkombetar, Hollande