Ka disa dite qe
dy faqet shteterore te promovimit te turizmit shqiptar, www.albaniantourism.com
dhe www.akt.com.al ne pronesi te Agjenisis Kombetare te Turizmit (AKT) nuk
shfaqen online. AKT eshte institucioni kryesor shtetëror ne varesi te
Ministrise se Turizmit (MTKRS) i cili ka si nje nga qëllimet kryesore
promovimin e turizmit tone. Por ben habi qe Portali Shqiptar i Turizmit, sic
cilësohet www.albaniantourism.com ne faqen zyrtare te MTKRS (qe lavdi Zotit
funksion akoma deri me sot) nuk hapet fare online dhe nuk ka asnje njoftim per
te, as online as zyrtarisht, se pse ky portal kaq i rendesishem per turizmin
shqiptar nuk funksion. Nga nje kerkim ne internet shihet qe domaini albaniantourism.com skadon me 3
korrik 2013 pra AKT e ka ne pronesi akoma dhe disa muaj kete domain. Atehere
mund te jete problemi tek serveri apo ndonje problem tjeter organizativ i
brendeshem?! Sido qe te jete, ky institucion mbahet me taksat e bizneseve te
turizmit te cileve duhet tu sherbej ne gjene me minimale qe i kerkohet, pra
promovimin e tyre dhe te vendit. Vertet qeveria vazhdon t’i japi ne menyre te
turpshme ketij institucioni vetem 300 mije Euro per te promovuar vendin, por
per mirembajtjen e nje faqeje interneti kostot jane modeste edhe me kete
buxhet.. Nese eshte problem financiar, do te ishte me mire qe AKT apo Ministria
e Turizmit tu kerkonte mbeshtetje bizneseve te turizmit, sesa ta linte vendin
pa burimin kryesor dhe zyrtar te reklamimit online. Dhe ketu po flasim thjesht
dhe vetem per promovimin nepermjet nje faqeje interneti sepse sa per promovimit
nepermjet formave te tjera online si rrjetet sociale psh as qe behet fjale sepse
duhet te jene ose gje shume e avancuar ose shume e ngeshme per AKT dhe MTKRS.
Por une mendoj se
shkaku i vertet eshte qe ketij institucioni (pra bashke me te edhe MTKRS) i
mungon nje strategji se cfare duan te bejne me turizmin shqiptar, si duan ta
bejne kete, kush duhet te bej cfare dhe si mund te perdoren me mire fondet e
limituara qe kane. Pra i mungon nje strategji por edhe pergjegjesia qe kane
marre, i mungojne fondet por edhe njohurite bashke me to. Ne keto vende
vazhdojne te punesohen "kuneterit e shokut Xhemal" sepse vendet
drejtuese (sidomos ne turizem) duken si pozicionet qe mund ti bej cdokush, ku
ske asgje per te bere, ka dhe rroge, dhe s'te kerkon kush llogari sepse nuk
bije ne sy, as te medias, as te opozites dhe as te vete qeverise qe te ka
vendosur aty. Pra "pune koti me pages" por qe ka ne dore promovimin e
sektorit qe duhet te jete lokomotiva e ekonomise shqiptare, pra turizmit. Te
pakten keshtu po thone politikante kohet e fundit per turizmin.
@klitongerxhani
No comments:
Post a Comment