Artikujt dhe daljet e mija ne media mbi turizmin ne Shqiperi
My Motivation Quote
Thursday, June 28, 2018
Tuesday, June 12, 2018
Friday, May 11, 2018
"Para sezonit, hotelet në kaos, klasifikimi ende në letër"- Revista Monitor, 11/05/2018
Flet Kryetari i ATOA (Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike) Kliton Gërxhani
Sezoni turistik veror 2018 nuk ka asnjë ndryshim në aspektin e masave apo angazhimit institucional në raport me vitin 2017. Të paktën kështu e sheh situatën kreu i Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve & Agjencive Turistike, Kliton Gërxhani. Në një intervistë për “Monitor”, ai vlerëson se rritja e numrit të turistëve nuk është meritë e ndonjë ndryshimi drastik pozitiv, por lidhet me faktorë të jashtëm. Sipas tij, mungesa e klasifikimit të hoteleve e ka lënë sektorin në rrëmujën e zakonshme, ndërkohë që strukturat akomoduese konkurrohen nga apartamentet që nuk paguajnë asgjë në arkën e shtetit.
Si paraqitet situata këtë vit në raport me vitet e tjera. A është gati Shqipëria që të presë turistët në këtë sezon të ri në ardhje?
Nuk shohim ndonjë përmirësim që vlen të theksohet në turizëm në krahasim me vitin e kaluar. Turistët mund të jenë në rritje, por jo për shkak të përmirësimit të shërbimit apo cilësisë së turizmit tonë. Ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë rritje, që më së shumti janë jashtë kontrollit tonë. Roli ynë kryesor ngelet të rrisim standardet e produktit turistik shqiptar që të mund të kemi sa më shumë turistë që do rikthehen dhe jo të themi që turistët po na i mbushin plot hotelet, edhe pse ne nuk po përmirësojmë asnjë nga problematikat e ngritura.
Cilat janë disa nga aspektet që mund të konsiderohen problematike dhe që i gjejmë të pakorrigjuara edhe këtë vit nisur nga infrastruktura, pastrimi i plazheve, menaxhimi i ujërave, menaxhimi i mbetjeve?
Ndotja e plazheve, por edhe e mjedisit në përgjithësi, vazhdon të ngelet një problem shumë shqetësues. Aq sa, pak ditë më parë u detyruam të nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi me Kroacinë dhe Malin e Zi, të cilëve u ka dalë situata jashtë kontrolli për shkak të ndotjes, duke dëmtuar mjedisin dhe plazhet edhe këtyre fqinjëve, gjë që na bën dy herë me faj.
Megjithëse, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit e shohim në media të dalë shumë më shumë për mjedisin sesa për turizmin, do të ishim të kënaqur sikur çështjen e mjedisit ta zgjidhim përfundimisht, që ta quajmë një kapitull të mbyllur luftën kaq të zgjatur me ndotjen e gjithanshme dhe të gjithfarëllojshme.
Pastaj për sa i përket turizmit, një nga pikat kryesore që ne kemi ngritur ka të bëjë me vendosjen e një kuadri ligjor të zbatueshëm, që ndihmon zhvillimin e turizmit dhe që shkon drejt standardeve europiane. Por ndërkohë kemi kërkuar edhe të kemi një koordinim për vizionin dhe strategjinë e turizmit, përmirësimin e disa segmenteve rrugore turistike të rëndësishme, mirëmenaxhimin e atraksioneve turistike etj.
Si e shihni angazhimin e pushtetit lokal në këtë aspekt dhe koordinimin me atë qendror?
Nuk shikoj ndonjë angazhim të pushtetit lokal në këto problematika, përveç daljes në televizor në ndonjë mbledhje që thirret nga qeveria, dhe në atë rast, nëse përfaqësuesit lokalë janë nga e njëjta parti, se po të jenë nga opozita nuk i shikon të marrin pjesë as në këto mbledhje e le më të ketë bashkëpunim.
Edhe këtë vit jemi me struktura të paklasifikuara, pavarësisht se kuadri ligjor është miratuar prej kohësh, si ndikon ky faktor në tërësi?
Është i pashpjegueshëm dhe pakuptimtë bllokimi i klasifikimit të hoteleve me yje. U nis një proces për këtë gjë, u thirrën edhe ekspertë nga Zvicra për të na ndihmuar e për t’u konsultuar, por pastaj për çudi, ky proces u bllokua tërësisht, në mos u la pas dore, duke u fokusuar vetëm tek disa masa të pjesshme, për thithjen e hoteleve Brand, të cilët vazhdojnë të konfirmojnë që tërhiqen sepse ti si vend i ul taksat, por sepse duhet t’ju ofrosh një klimë biznesi.
Ndërkohë që ka një kaos total ku s’merret vesh kush po bën hotelin dhe paguan taksa, dhe kush apartamentin dhe s’paguan asgjë. Pra është krejt jashtë kontrollit dhe shteti bën sikur nuk e shikon, duke mundësuar që për fat të keq, situata të jetë e tillë edhe këtë vit. Ndërkohë që turizmi ynë ka nevojë për kapacitete akomoduese të mëdha, ne kemi lënë në kaos dhe jashtë sistemit edhe ato që kemi.
Labels:
Kliton Gerxhani,
Revista Monitor,
Turizmi 2018
Location:
Tirana, Albania
Monday, May 7, 2018
Thursday, February 15, 2018
Strategjitë e turizmit që kanë nevojë për një “strategji”- Ekonomix.al-15/02/2018
Ministria e
Turizmit është në proces të promovimit të draft- strategjisë së turizmit
2018-2022. Kjo është strategjia e katërt deri tani e turizmit, ndërkohë që tre
strategjitë e tjera janë:
Strategjia e
turizmit 1993-2010, Strategjia e turizmit 2002-2012, dhe Strategjia e turizmit
2007-2013.
Sikur mos të
marrësh vesh fare nga zhvillimi i turizmit, por të marrësh vesh vetëm nga
arithmetika (dhe pak nga kaosi) duke parë afatet kohore të këtyre strategjive,
kupton që letra të tilla, për fat të keq, prodhohen jo për qëllimin që ato
kanë, pra që të përcaktojnë vizionin e sektorit të turizmit, por për të thënë
që “edhe ne e kemi një strategji”. Sepse
e para merrte përsipër të caktonte shinat për 17 vitet e ardhshme, deri në
vitin 2010 (edhe pse s’mund ti vësh shumë faj fillesave tona në turizëm).
Por 8 vite para afatit të asaj
strategjie, në 2002 ne bëjmë një strategji të dytë, për 10 vitet e ardhshme,
deri në 2012. Përsëri pa e lënë të skadojë (në letër) 5 vite më herët, në 2007
ne bëjmë këtë radhë një strategji më afatshkurtër, vetëm për 5 vite deri në
2013. Dhe kundër “traditës së djegies së strategjive” për strategjinë e katërt
bëjmë të kundërtën, e lëmë turizmin të zhvillohet pa një strategji (në letër
natyrisht) për 5 vite rresht nga 2013 në 2018! Dhe meqë pritëm kaq gjatë pa një
strategji, vendosëm që këtë të fundit ta bëjmë edhe më të shkurtër, vetëm 4
vite deri në 2022.
I gjithë ky lexim
“kohor” i strategjive tona të turizmit do mjaftonte të kuptohej se bërja e
këtyre strategjive ka nevojë për një “strategji” më vete. Sepse ato
bëhen pa një vizion afatgjatë, pa një vazhdimësi nga njëra tek tjetra, duke
menduar që gjithsesi nuk do zbatohen ndonjëherë, pa pyetur aktorët kryesor të
sektorit të turizmit, duke bërë shpesh arna të njëra-tjetrës, e duke ‘mësuar
dorën” e lënë këtë përgjegjësi kujtdo që e merr përsipër. Në fund të ditës,
sektori është pas 25 viteve në kaos, pa standarte, hotelet pa klasifikimet me
yje, agjencitë turistike e turoperatorët të pa licencuar, guidat pa një kurikul
të miratuar ku mund të kualifikohen dhe testohen në mënyrë periodike,
transporti turistik akoma më keq sepse askush nuk është marrë me të, edhe pse
është pjesa me riskun më të lartë në paketën turistike, e pa folur për
restorantet turistike të pakontrrolluar e kadegorizuar, atraksionet kulturore
që rrisin cmimet në momentin e fundit edhe pse paketat janë shitur shumë muaj
më parë etj, etj.
E gjithë kjo vjen
sepse ne nuk e kemi filluar nga “A”-ja
akoma:
që të ulemi të
gjithë bashkë e të vendosim se cili do të jetë vizioni i turizmit tonë në këto
5-10 vitet e ardhshme, që të mos ikim me vrap nga Shqipëria në korrik-gusht
sepse nuk ka vend as për ne në këtë shtëpinë tonë të vogël (që thotë se pret 5
milion turistë), dhe kur të kthehemi “ të na haj vendi”, këtë radhë sepse nuk na viziton as edhe një
mik i huaj për 3-4 muaj rrjesht në dimër. Por kjo gjë bëhet kur në fillim
caktohet se kush do e zbatoj strategjinë, cilat do të jenë afatet kohore për
zbatimin e saj dhe penalitetet për mosrespektimin e tyre, dhe sa do të jetë
buxheti që do ti bashkangjitet kësaj strategjie. Pastaj flitet me aktorët
kryesorë për të caktuar vizionin.
Nëse nuk bëhet
kështu, të paktën na kurseni letrat e printimit që të mos ndotim ambientin.
Kliton Gërxhani
Konsulent Turizmi
Kryetar i ATOA-s.
Friday, January 12, 2018
Subscribe to:
Posts (Atom)
