My Motivation Quote


"It is no use saying, 'We are doing our best.' You have got to succeed in doing what is necessary." ~ Sir Winston Churchill


Thursday, February 15, 2018

Strategjitë e turizmit që kanë nevojë për një “strategji”- Ekonomix.al-15/02/2018


Ministria e Turizmit është në proces të promovimit të draft- strategjisë së turizmit 2018-2022. Kjo është strategjia e katërt deri tani e turizmit, ndërkohë që tre strategjitë e tjera janë:

Strategjia e turizmit 1993-2010, Strategjia e turizmit 2002-2012, dhe Strategjia e turizmit 2007-2013.
Sikur mos të marrësh vesh fare nga zhvillimi i turizmit, por të marrësh vesh vetëm nga arithmetika (dhe pak nga kaosi) duke parë afatet kohore të këtyre strategjive, kupton që letra të tilla, për fat të keq, prodhohen jo për qëllimin që ato kanë, pra që të përcaktojnë vizionin e sektorit të turizmit, por për të thënë që “edhe ne e kemi një strategji”.  Sepse e para merrte përsipër të caktonte shinat për 17 vitet e ardhshme, deri në vitin 2010 (edhe pse s’mund ti vësh shumë faj fillesave tona në turizëm). Por  8 vite para afatit të asaj strategjie, në 2002 ne bëjmë një strategji të dytë, për 10 vitet e ardhshme, deri në 2012. Përsëri pa e lënë të skadojë (në letër) 5 vite më herët, në 2007 ne bëjmë këtë radhë një strategji më afatshkurtër, vetëm për 5 vite deri në 2013. Dhe kundër “traditës së djegies së strategjive” për strategjinë e katërt bëjmë të kundërtën, e lëmë turizmin të zhvillohet pa një strategji (në letër natyrisht) për 5 vite rresht nga 2013 në 2018! Dhe meqë pritëm kaq gjatë pa një strategji, vendosëm që këtë të fundit ta bëjmë edhe më të shkurtër, vetëm 4 vite deri në 2022.

I gjithë ky lexim “kohor” i strategjive tona të turizmit do mjaftonte të kuptohej se bërja e këtyre strategjive ka nevojë për një “strategji” më vete. Sepse ato bëhen pa një vizion afatgjatë, pa një vazhdimësi nga njëra tek tjetra, duke menduar që gjithsesi nuk do zbatohen ndonjëherë, pa pyetur aktorët kryesor të sektorit të turizmit, duke bërë shpesh arna të njëra-tjetrës, e duke ‘mësuar dorën” e lënë këtë përgjegjësi kujtdo që e merr përsipër. Në fund të ditës, sektori është pas 25 viteve në kaos, pa standarte, hotelet pa klasifikimet me yje, agjencitë turistike e turoperatorët të pa licencuar, guidat pa një kurikul të miratuar ku mund të kualifikohen dhe testohen në mënyrë periodike, transporti turistik akoma më keq sepse askush nuk është marrë me të, edhe pse është pjesa me riskun më të lartë në paketën turistike, e pa folur për restorantet turistike të pakontrrolluar e kadegorizuar, atraksionet kulturore që rrisin cmimet në momentin e fundit edhe pse paketat janë shitur shumë muaj më parë etj, etj.

E gjithë kjo vjen sepse ne nuk e kemi filluar nga “A”-ja  akoma:

që të ulemi të gjithë bashkë e të vendosim se cili do të jetë vizioni i turizmit tonë në këto 5-10 vitet e ardhshme, që të mos ikim me vrap nga Shqipëria në korrik-gusht sepse nuk ka vend as për ne në këtë shtëpinë tonë të vogël (që thotë se pret 5 milion turistë), dhe kur të kthehemi “ të na haj vendi”,  këtë radhë sepse nuk na viziton as edhe një mik i huaj për 3-4 muaj rrjesht në dimër. Por kjo gjë bëhet kur në fillim caktohet se kush do e zbatoj strategjinë, cilat do të jenë afatet kohore për zbatimin e saj dhe penalitetet për mosrespektimin e tyre, dhe sa do të jetë buxheti që do ti bashkangjitet kësaj strategjie. Pastaj flitet me aktorët kryesorë për të caktuar vizionin.

Nëse nuk bëhet kështu, të paktën na kurseni letrat e printimit që të mos ndotim ambientin.

Kliton Gërxhani

Konsulent Turizmi
Kryetar i ATOA-s.

Saturday, December 30, 2017

"Mbyllja e ”Sheraton”, Gërxhani: Dëmi që do sjellë në ekonomi, ku gaboi qeveria!"-Fax News, 30/12/2017


https://www.faxweb.al/mbyllja-e-sheraton-gerxhani-demi-qe-sjelle-ne-ekonomi-ku-gaboi-qeveria/

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/156036445044326/?t=1430


Në lidhje me largimin e ‘’Sheraton” nga vendi gjatë muajit Janar të vitit të ardhshëm ka reaguar dhe kreu i Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve & Agjencive Turistike Kliton Gërxhani.
Ai u shpreh se mbyllja e këtij hoteli me pesë yje do të ketë pasoja të drejpërdrejta në ekonominë e vendit.
Në intervistën e dhënë për ‘’Fax News” ai ngriti shqetësimin se pse nuk ka reaguar shteti në një situatë të tillë.
Po ashtu kreu i shoqatës u shpreh se Shqipëria humb ndjeshëm pozicione dhe me vendet e tjera të rajonit të cilët tashmë kanë nga 7-8 hotele me pesë yje. Më tej Gërxhani u shpreh se ”’Sheraton” u vu në pozitë të pandershme me nismën e re të qeverisë për hotelet e reja që do hapen me pesë yje, të cilët do përjashtoheshin nga taksat. 
“Unë mendoj se njerëzit që kanë punuar nuk do të ngelen të papunë pasi do të jenë shumë të kërkuar në hotelet e tjera. Si ka mundësi që shteti të mos të ndërhyjë në këtë situatë?!
Është një kambanë alarmi në lidhje me turizmin. ‘’Sheraton” nuk përfitonte nga heqja e taksës për hotelet me pesë yje, kjo e vinte atë në një konkurrencë jo normale. Si mund të vij një grup paralel kur dikush sapo iku?!
Dëmi më i madh që i bëhet Shqipërisë është garancia që i jepte çdokujt për t’u akomoduar. Turistët që ai tërhiqte ishin të nivelit të lartë, duke përfshirë investitorë dhe president, këngëtarë apo personalitete të tjera. Ne po bëjmë të kundërtën e asaj që duam.”, u shpreh Kliton Gërxhani.
(E.K/FAXWEB)